English

Vdekje e dyfishtë në Bulqizë, dyshohet vrasje mes çiftit

Bulqizë, 11 tetor NOA - Një çift i ri është gjetur i vdekur në banesën e tyre në një lagje të qytetit të Bulqizës, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Viktimat janë identifikuar si Arjeta Bilali, 18 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bledar Bilali, 25 vjeçar.

Policia tha se dy viktimat janë gjetur sot në mëngjes në lagjen "Gjeologu" dhe fillimisht dyshoi për vrasje të kryer nga persona të tretë.

Kurse pas hetimeve të para, hedh pistën e vrasjes brenda çiftit.

Dyshohet se 18-vjeçarja ka pasur një konflikt me të shoqin dhe në rrethana ende të paqarta ka qëlluar atë me armë zjarri duke i marrë jetën dhe më pas ka vrarë dhe veten.

a.l/f.sh/NOA

KOMENTE