Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshpërimi Qendror i Evropës
English

Dëshpërimi Qendror i Evropës

Njëzet vjet pas rënies së murit të Berlinit dhe shembjes së komunizmit, kultura demokratike e shteteve të Evropës Qendrore mbetet prapa asaj të shteteve tjera në kontinent

Nga Paul Hockenos*

Muaji në vazhdim shënon 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe revolucionin paqësor të vitit 1989, kur kombet e Europës Qendrore i dhanë fund komunizmit.Â

Në atë kohë Vaclav Havel, presidenti i atëhershëm i Çekosllovakisë, i premtoi botës se rajoni i tij do të bëhej një forcë dashamirëse në politikën e Evropës. Por, 20 vjet më vonë, të dhënat e Europës Qendrore janë përzier goxha shumë. Edhe pse ka arritur ta fshijë ndarjen e kontinentit e cila ishte prezente nga lufta e ftohtë, shtetet e saja kanë futur një populizëm shovinist në Evropë.

Në fjalimin e tij të famshëm, më 1 janar të vitit 1990, Haveli foli rreth potencialit shpirtëror e kreativ të Çekosllovakisë dhe për traditat e saj njerëzore e demokratike. Duke pasur parasysh se Europa Qendrore ka qenë më herët "udhëkryq shpirtëror i Europës", ai parashikoi se vendi i tij përsëri do të luante një rol kryesor, duke sjellë diçka pozitive dhe të re për kontinentin.Â

Në njëfarë mënyre, përparimi i Europës Qendrore që prej asaj kohe ka qenë mbresëlënës. Një tregues i kësaj është fakti se të gjitha shtetet e Europës Qendrore kanë arritur të hyjnë në BE dhe kjo është një provë që ato i kanë aplikuar elementet bazë të demokracisë liberale, siç janë zgjedhjet e lira, institucionet dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.Â

Megjithatë, kur analizohet më thellë, kultura demokratike e këtyre shteteve mbetet prapa asaj të shteteve tjera në kontinent. Stili sovjetik i diktaturës pati një ndikim të madh në këto shtete dhe pasojat vazhdojnë të duken.Â

Nga ana e partive të djathta, disa forca nacionaliste rrënjësisht joliberale janë aq të njohura e të pëlqyera për qytetarët, sa që ky është një fenomen shqetësues. Ndërsa nga ana e majtë, partitë e hershme komuniste vazhdojnë të luajnë rol në qeverisje.Â

Parti jo shumë të pëlqyera ekzistojnë edhe në Europën Perëndimore, si për shembull Fronti Kombëtar në Francë apo Vlaams Blok në Belgjikë. Por, në Europën Qendrore këto grupe nuk janë të pakta, në fakt ato herë pas here vijnë në fuqi. Parti të tilla kanë zënë pozitat kryesore në shtetet si Hungaria, Polonia, apo Sllovakia.Â

Këto parti dhe lëvizje kanë qenë shumë të suksesshme në ushtrimin e ndikimit të tyre në opinionin publik. Një studim tregon se banorët në Slloveni, Poloni dhe Rumani janë pothuajse dy herë më armiqësorë ndaj një fqinji me ngjyrë apo homoseksual, sesa një banor i Anglisë apo i Spanjës. Sipas këtij studimi dhe studimeve të grupeve tjera, anti- semitizmi mbetet një fenomen shqetësues në Europën Qendrore dhe ndonjëherë promovohet nga vetë mediat, pavarësisht se ky rajon tashmë nuk ka pothuajse fare banorë hebrenj.Â

Sondazhet tregojnë se popujt e Europës Qendrore sot kanë shumë më pak besim në demokraci, politikë apo në BE, sesa popujt e Europës Perëndimore.Â

Herë pas here, këto ndjenja janë shndërruar edhe në dhunë. Këtë vit në Hungari, fitorja e një partie ultranacionaliste u shoqërua me vrasje të pjesëtarëve të pakicës rome dhe me sulme të tjera kundër pronës së tyre.

Forca të këtilla kanë filluar të kenë ndikim negativ në të gjithë BE-në. Por, natyrisht se këto incidente nuk dëshmojnë se të gjitha partitë në Europën Qendrore janë të djathta.

E vetmja gjë që mund ta bëjmë është të shpresojmë për një vërshim të atij shpirti civil që u shfaq nëpër rrugë gjatë demonstratave të vitit 1989. Demokratët e rajonit kanë punë për të bërë, bile në disa vende edhe më shumë se sa që do të kishim pritur para dy dekadave. (*) "Newsweek"

KOMENTE