English

Elbasan, qëllohet me pistoletë në qendër të qytetit një 30-vjeçar

Elbasan, 12 tetor NOA - Një sherr banal për pak i ka rrezikuar jetën një 30-vjeçari i cili u qëllua me armë në qendër të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan kur A.M ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 30- vjecarit me inicialet F.B.

Plumbi ka kapur në këmbë 30-vjeçarin duke e lënë jashtë rrezikut për jetën ndërsa ai aktualisht ndodhet në spital.

Shumë kalimtarë të rastit të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes i thanë policisë se gjithçka ndodhi pas një sherr për motive të dobëta mes dy personave.

Policia ka mundur të identifikojë autorin ndërsa është vënë në ndjekje të tij.

k.k/NOA
KOMENTE