Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Promovimi i turizmit në botë, memorandum për përfshirjen e ambasadave tona në këtë fushë
English

Promovimi i turizmit në botë, memorandum për përfshirjen e ambasadave tona në këtë fushë

Tiranë, 12 tetor NOA-Promovimi i turizmit e bukurive natyrore të vendit tonë në botë nuk do të kryhet vetëm nga institucionet e linjës, tashmë në këtë fushë do të përfshihen dhe ambasadat tona të akredituara jashtë.

Ky ka qenë thelbi i memorandumit të mirëkuptimit që Ministria e Jashtme dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit nënshkruan sot.

"Ky memorandum e obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme, drejtoritë përkatëse brenda kësaj ministrie, si dhe përfaqësitë tona diplomatike në një numër shumë të madh vendesh, brenda dhe jashtë Evropës, që të bëhen aktorë të rëndësishëm në fushën e diplomacisë ekonomike duke pasqyruar turizmin, një prej mundësive tona të zhvillimit ekonomik, kulturor, dhe social", tha Gazmend Turdiu, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme.

Ndërsa drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit ka theksuar se ky memorandum është shprehje jo vetëm e vullnetit të përbashkët por dhe e detyrimeve të përbashkëta që janë lidhur deri tani.

Â

KOMENTE