English

Rrugorët e Tiranës, 2968 gjoba vetëm në tre ditë, pezullojnë 172 leje qarkullimi

Tiranë, 12 tetor, NOA - Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të kontrolleve të ushtruara ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve të tyre, vetëm për tre ditët e fundit ka pezulluar 172 leje qarkullimi.

Ndërkaq, burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se gjatë këtij harku kohor ka vendosur edhe 2968 masa administrative të reja për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Ato shtojnë ndër të tjera se nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet administrative, u arkëtuan nga Posta Shqiptare 1356 masa administrative të likujduara nga drejtuesit e mjeteve.

"Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore", thuhet më tej në deklaratën e policisë lidhur me një çështje të tillë.

Njëherësh, shërbimi i Policisë së Tiranës ftojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve, në ndërgjegjësimin e tyre për të zbatuar me përpikmëri normat dhe rregullat e Kodit Rrugor. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE