Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentja e Juridikut qëllon veten me plumb në kokë, mister motivet e vetëvrasjes
English

Studentja e Juridikut qëllon veten me plumb në kokë, mister motivet e vetëvrasjes

Peqin, 12 tetor NOA - Vetëvritet me pistoletë studentja e Juridikut, ende mister shkaqet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit kur 22-vjeçarja Matilda Dallupi, Â studente në vitin e tretë, dega Juridik Tiranë, ka qëlluar veten me pistoletë.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen ka mbërritur menjëherë për të rindërtuar vetëflijimit.

Sipas policisë 22-vjeçarja ka marrë në dollap, pistoletën e vëllait të saj i cili ishte polic i burgut të Peqinit, dhe më pas është mbyllur në njërën nga dhomat e banesës së saj. Një krismë e mbytur pistolete ka alarmuar familjarët të cilët shkuan menjëherë në dhomë.

Ata kanë janë tmerruar kur panë 22-vjeçaren të përpëlitej e gjakosur në dysheme ndërsa ka qenë e kotë ndihma mjekësore pasi e reja ndërroi jetë pak sekonda më pas.

Sipas policisë, studentja ka qëlluar veten me një plumb në kokë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij vetëflijimi.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës të cilët nuk kanë mundur të gjejnë një motiv që do të justifikonte sado pak veprimin fatal të Matildës.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistolete, si dhe një gëzhojë arme zjarri.

k.k/NOA

KOMENTE