English

Tentoi që t'i vjedhë automjetin një juristi gjatë natës, vihet në pranga 56-vjeçari

Durrës, 12 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar 56-vjeçarin Murat Arifi, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ai u ndalua pasi ka tentuar të vjedhë automjetin tip Fiat, ngjyrë e kuqe me targë DR-9032-C në pronësi të Denis S., 32-vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me profesion jurist.

Në kallëzimim dhe deklarimin e bërë nga vetë Denis S. ai shpjegon se ka arritur ta njohë dhe ta identifikojë atentatorin që donte t'i vidhte makinën natën.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes së mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

KOMENTE