Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, maskat' terrorizojnë me armë punonjësit e një banke, vjedhin një çantë me para
English

Vlorë, "maskat' terrorizojnë me armë punonjësit e një banke, vjedhin një çantë me para

Vlorë, 12 tetor NOA - Rishfaqen grabitësit me maska të bankave, të cilët pasi terrorizojnë me armë arkëtaret, vjedhin paratë dhe largohen duke shpëtuar paq.

Kësaj here ka qenë filiali i një banke në Vlorë, "shënjestra" e tre personave të paidentifikuar të cilët të armatosur dhe me maska arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash,.

Grabitja ndodhi pak pas mesditës së sotme në Vlorë, kur tre persona ende të panjohur dhunuan fillimisht rojën e institucionit bankar, dhe më pas hynë në ambientet e brendshme të filialit ku nxorën një armë automatik me të cilën terrorizuan punonjësit e bankës.

Nën kërcënimin e armës, autorët mundën të bindin lehtë arkëtaren tu mbushte atyre çantën me para.

Pas grabitjes, autorët dolën me shpejtësi nga banka dhe secili prej tyre u largua në drejtim të ndryshme.

Pasi u siguruan se personat e armatosur nuk përbënin më rrezik banka dha alarmin ndërsa forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes

Burime nga policia thanë se ende nuk dihet shuma e grabitur ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike të cilët pritet të ndihmojnë hetuesit për të dhënat fizike të autorëve megjithëse ata ishin të maskuar.

Ndërkohë në pyetje janë marrë edhe punonjësit për të sqaruar me detaje të dhënat e grabitësve.

k.k/NOA

KOMENTE