Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debati për kufijtë detarë me Greqinë, Rama cakton ekspertë për ta analizuar çështjen
English

Debati për kufijtë detarë me Greqinë, Rama cakton ekspertë për ta analizuar çështjen

Tiranë, 13 tetor NOA-Pas debatit për marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kufijtë detarë reagon për herë të parë kryetari i PS, Edi Rama.

I pyetur nga mediat, Rama ka deklaruar se e ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur sipas tij nga zëra të pavarur, specialistë të fushës dhe për këtë ka caktuar një ekip ekspertësh për të ndjekur e analizuar këtë marrëveshje.

 "Unë kam ndjekur me vëmendje shqetësimet nga zëra të pavarur dhe kam kërkuar që një ekip i ngushtë ekspertësh të ndjekin me vëmendje këtë çështje e cila ka në brendi të saj një tjetër ngarkesë të rëndë për qeverinë shqiptare,  një pushtet njerëzish që janë shumë të paaftë dhe të papërgjegjshme për të ndërmarrë hapa që bien ndesh me interesa shumë më të mëdha", u shpreh hapa.

Rama deklaroi se reagimi i  tij do të vinte pasi ekipi të japë një opinion përfundimtar.

"Ne do të reagojmë në rrugën e duhur dhe do të bëjmë atë që na takon. Por është shumë e rëndësishme që në çështje të tilla ku ka shumë ekspertizë dhe ku kërkohet së pari mendimi i specialistëve, politika të qëndrojë një hap prapa dhe të flasë kur faktet të jenë të qarta ajo të flasë mbi argumente që mesa duket nuk mungojnë", tha Rama.

m.i/NOA

KOMENTE