Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frigoriferi, transporti i celularëve për të furnizuar të burgosurit, bllokohen 25 telefona
English

Frigoriferi, transporti i celularëve për të furnizuar të burgosurit, bllokohen 25 telefona

Tiranë, 13 tetor NOA - Me anë të një frigoriferi do të futeshin në Burgun 313 më shumë se 25 celularë.

Celularët u zbuluan gjatë kontrollit rutinë përpara se frigoriferi që ishte furnizuar me telefona të futej në ambientet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë.

Mësohet se frigoriferi do të futej në burg nga familjarët e të burgosurit Mondi Molliu. Fill pas gjetjes së celularëve të montuara brenda në frigorifer janë shoqëruar në komisariat familjarët e të burgosurit.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e Molliut ndërsa ky i fundit është vendosur nën masa të rrepta në qeli.

Duket se frigoriferi është një ide e mirë e të afërmve të të burgosurve për t'i furnizuar ata me celularë.

Vetëm pak ditë më parë një 22-vjeçare nga Durrësi u kap teksa po fuste në qelitë e Burgut 313 ku ndodhej i fejuari i saj një frigorifer brenda së cilit ndodheshin 36 celularë.

k.k/NOA

KOMENTE