Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet mbledhja e kryesisë së PS, Blushi: Bojkoti më 15 nëntor, vendim personal i Edi Ramës
English

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PS, Blushi: Bojkoti më 15 nëntor, vendim personal i Edi Ramës

Tiranë, 13 tetor NOA UPDATE-Kryesia e PS ka përfunduar mbledhjen e saj me vendimin e prerë të shumicës që të bojkotohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 Nëntorit në vend.

Ky vendim ka shkaktuar reagime e debate dhe është kundërshtuar nga disa anëtarë të kryesisë.

Një prej tyre, deputeti socialist, Ben Blushi, anëtar i "lëvizjes së mendimit ndryshe brenda PS", e ka konsideruar vendimin e marrë nga kryesia e PS si një vendim personal të Edi Ramës, ndërsa bojkotin një vendim të papërshtashëm.

"Kundërshtojmë me forcë bojkotin pasi mendojmë se këto zgjedhje të pjesshme janë një test politik për PS", u shpreh deputeti socialist Ben Blushi.

Blushi deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve brenda PS ai dhe anëtarë të tjerë të lëvizjes nuk do të hyjnë në kuvend duke respektuar vendimin e partisë, por ata janë shprehur kundër bojkotit të PS në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, vendimi i kryesisë së PS për zgjedhje të parakohshme është një vendim qesharak.

Mbledhja e kryesisë së PS ka përfunduar me miratimin e axhendës politike për periudhën tetor-dhjetor, ku janë përcaktuar lëvizjet që do të bëjë opozita në të gjithë vendin për të lexuar votën e elektoratit të majtë që sipas tyre u manipulua më 28 qershor.

m.i/NOA

KOMENTE