Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, Harasani: PS mos t'i bojkotojë, ka shansin të përballet me koalicionin e brishtë
English

Zgjedhjet, Harasani: PS mos t'i bojkotojë, ka shansin të përballet me koalicionin e brishtë

Tiranë, 13 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste dhe një nga pjesëtarët e "Lëvizjes për Mendim Ndryshe", Andis Harasani, i ka cilësuar zgjedhjet e 15 nëntorit si një shans që nuk duhet humbur në një betejë ndaj koalicionit të brishtë qeveritar PD-LSI duke kundërshtuar kështu bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme që Partisë Socialiste ka paralajmëruar.

"Është koha e duhur që të përballemi me këtë koalicion të brishtë. Të vjen keq që mbledhja e Kryesisë së PS-së bëhet 24 orë me vonesë nga mbyllja e orarit zyrtar të regjistrimit të kandidatëve.

Në mbledhjen e kryesisë personalisht do kërkoj që PS të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi është mundësia më e mirë për ne, për të vërtetuar të gjitha ato akuza që i kemi ngritur kësaj qeverie", tha sot në një deklaratë për shtyp Harasani.

Ndërkohë që deputeti Harasani ka qenë dakord për të nënshkruar kërkesën e socialistëve drejtuar parlamentit për hetimin e zgjedhjeve, por sipas tij do të ishte më mirë që hetimit ndaj zgjedhjeve të bëhen në Kuvend ku opozita të jetë e pranishme.

k.k./NOA

KOMENTE