English

Kapet maniaku seksual, bënte xhiro në linjat urbane për tu ngjeshur pas femrave

Tiranë, 14 tetor NOA - Qëndronte pranë stacioneve të autobusëve ose bënte xhiro në Unazën e Tiranës për të prekur në pjesë delikate femrat.

"Gjuetia" e tij maniake zhvillohej edhe në ambientet autobusëve në linjat urbane të Tiranës.

Bëhet fjalë për një mesoburrë emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, që kishte siguruar një abone të përgjithshme dhe udhëtonte nëpër autobusë pa pasur një destinacion fiks.

Sidoqoftë xhirot e tij nëpër rrugët e Tiranës e kishin një qëllim.

Të ngushtohej mbrapa femrave sidomos duke shfrytëzuar oraret në të cilat autobusët mbusheshin me njerëz dhe për të cilat do të kishte mundësi të justifikonte veprimet e tij maniake.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se jo rrallë herë ai kishte ngrënë shuplakë nga femra të cilat kuptonin se shtyrjet dhe ngjeshjet e tij pas tyre ishin të qëllimshme.

Kështu paraditen e sotme një ulërimë e një vajze dhe sharjet e saj kanë bërë që mesoburri të përfundojë në polici.

Pranë stacionit të autobusit te Ekspozita, ai ka kryer një tjerë veprim, të cilin një oficer policie i cili gjendje në vendngjarje do ta etiketonte atë si maniak seksual.

Menjëherë është njoftuar grupi i gatshëm i cili ka shoqëruar mesoburrin në ambientet e komisariatit.

Burime nga policia thanë se ai po merre në pyetje për të sqaruar incidentet.

k.k/NOA

KOMENTE