Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuniteti shëndetësor shqiptar prezanton rezultatet e programeve të USAID
English

Komuniteti shëndetësor shqiptar prezanton rezultatet e programeve të USAID

Tiranë, 14 Tetor, NOA - Rezultatet e punës 6-vjeçare për të zhvilluar sistemin shëndetësor parëesor në Shqipëri, u prezantuan sot para një audience prej 120 ekspertësh, punonjës shëndetësorë dhe zyrtarë të shëndetësisë të ardhur nga gjithë vendi, në një konferencë të mbajtur sot në Tiranë.Â

Tanimë, shqiptarët, nga të porsalindurit deri te të moshuarit, në zona të largëta apo qytete, kanë në dispozicion një paketë standarte me shërbime shëndetësore cilësore. Â

Në këtë konferencë u tha nga të pranishmit se gjatë dekadës së fundit USAID ka asistuar në forcimin e përpjekeve reformuese të qeverisë shqiptare për të konsoliduar një sistem shëndetësor parësor të integruar që t'i pergjigjet si nevojave shëndetësore baze të popullatës ashtu edhe kërcënimeve në shkallë të gjerë të shëndetit publik siç janë gripi pandemik apo HIV/AIDS etc.

Programi "Pro Shëndetit" ka patur në vazhdimësi sukses të dukshëm, në një partnership të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësise dhe Institutin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ka ndihmuar në shtrirjen e një pakete reformash që përfshijnë standartizimin e shërbimeve të ofruara, finacimin e sektorit, dhe sistemet e informacionit. Â

Sot, qëndrat shëndetësore në gjithë vendin perdorin një sistem të ri informacioni elektronik të zhvilluar me finacimin dhe asistencën e USAID, operojnë si entitete finaciarisht autonome, dhe janë të pajisura me staf të trajnuar dhe të aftë te ofrojnë një paketë cilësore shërbimesh.

Nga ana e tij, konferencën e përshëndeti edhe ambasadori amerikan John Uithers, sipas të cilit reformat në shëndetësi janë ndër prioritetet edhe për qeverinë amerikane.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE