Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha u premton vendorëve: Do shumëfishoj financimet për ju, do ju respektoj autonominë
English

Berisha u premton vendorëve: Do shumëfishoj financimet për ju, do ju respektoj autonominë

Tiranë, 15 tetor NOA-Ndryshe nga çfarë deklaron opozita, kreu i qeverisë, Sali Berisha, i garantoi sot drejtuesit e pushtetit vendor se do të shumëfishojë financimet për ta ndërsa ka garantuar se autonomia vendore do të jetë prioritet i punës së qeverisë së tij.

"Në rast se deri më sot ne kemi katërfishuar grantin për ju, u jap fjalën se shumëfishime të tjera do të bëhen, sepse vetëm në partneritet me ju dhe në respekt të autonomisë suaj, ne do të mund të zhvillojmë Shqipërinë", theksoi kryeministri.

Por nga ana tjetër, Berisha ka kërkuar përkushtimin e qeverisë qendrore për dyfishimin e prodhimit bujqësor, pasi sipas tij kjo është përcaktuese për luftën kundër varfërisë dhe për rritjen ekonomike të vendit.

Berisha kërkoi 'zero tolerancë' ndaj autoriteteve tatimore për regjistrimin e bizneseve.

"Ka raste ku ne gjejmë 50 për qind të bizneseve të paregjistruara. Pasoja më e vogël është e arkës suaj, ndërsa pasoja më e madhe është prishja e lirisë së tregut dhe e konkurrencës së ndershme", tha kryeministri.

Berisha kërkoi angazhimin e vendorëve në vjeljen e taksës së pronës, e cila sipas tij është burimi kryesor i të ardhurave të qeverive vendore.

Ai siguroi krerët e pushtetit lokal se nuk do të kenë asnjë lloj diskriminimi të vetëm për sa i përket përkatësisë partiake të qeveritarëve vendorë.

m.i/NOA

Â

KOMENTE