Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plan-marrëveshja, nga Gjermania do kthehen 14.000 refugjatë kosovarë
English

Plan-marrëveshja, nga Gjermania do kthehen 14.000 refugjatë kosovarë

Berlin, 15 tetor, NOA - Për 14 mijë kosovarë që jetojnë aktualisht në Gjermani po përgatitet sipas një olani të posaçëm kthimi i tyre në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat citojnë se për këtë fakt dy palët do të nënshkruajnë një marrëveshje, e cila do të pasohet edhe nga shtete të tjera evropiane si Belgjika apo Zvicra ku jetojnë shumë kosovarë.

Sipas marrëveshjeve përkatëse, ata kosovarë që kthehen vullnetarisht në Kosovë marrin 750 euro shpërblim si dhe u hiqen shpenzimet e udhëtimit.

Por nuk dihet se çfarë i prek në Kosovë paskëtaj, pasi shteti i ri nuk ka as infrastrukturën dhe as mundësitë e duhura të "thithjes" së një numri aq të madh të refugjatëve të kthyer.

Një fakt i tillë është pohuar para pak ditësh edhe nga Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Lirive të Njeriut, organizëm ky i cili ka kundërshtuar kthimin e refugjatëve kosovarë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas KMDLNJ, Â situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është totalisht në kundërshtim me mundësitë e pranimit të një numri aq të madh të refugjatëve.

"Papunësia e madhe dhe varfëria e skajshme nuk krijojnë mjedis të përshtatshëm për një kthim të qëndrueshëm të refugjatëve dhe integrimin e tyre në shoqëri. Në këtë mozaik të varfërisë dhe papunësisë, refugjatët romë janë më situatë specifike sepse romët edhe ashtu jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira në Kosovë", thuhet në deklaratën e posaçme të KMDLNJ-së.

Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar në Kosovë vullnetarisht janë kthyer 900 refugjatë. Por tani do hyjë në fuqi edhe një marrëveshje, në bazë të së cilës refugjatët do të jenë të detyruar të kthehen në Kosovë.

Aktualisht sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane në Gjermani jetojnë ende 14.000 persona nga Kosova, që duhet të largohen, ku10.000 prej tyre janë romë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE