English

Kapet në kufi i kërkuari, rezultonte i dënuar me 1 vit e 10 muaj burg për trafikim droge

Elbasan, 16 tetor, NOA - Pasi është kapur në pikën kufitare të Morinës, menjëherë ndaj të dënuarit për trafik lëndësh narkotike është realizuar ekzekutimi i vendimit gjyqësor që ekzistonte ndaj tij.

Burimet policore të elbasanit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se fjala është për 22-vjeçarin Devis Shurdhi, lindur dhe banues në Lushnjë, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".

Gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 1 vit e 10 muaj heqje lirie për veprën penale të "Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike", vepër penale kjo e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE