English

Konfindustria: Të eliminohen "piramidat e fshehura" në ekonominë shqiptare

Tiranë, 16 shtator, NOA - Konfindustria, me anë të një deklarate për shtyp ka shprehur sot shqetësimin për praninë në rritje të të ashtuquajturave "zinxhir të kompanive piramidale të fshehura" në ekonominë shqiptare, të cila sipas këtij organizmi ekonomik  për nga përmasat përbëjnë një "bombë me sahat" për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

"Konfindustria mbështet krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjellta të kompanive si një nga veprimet e duhura për të luftuar fenomenin shqetësues të "piramidave të fshehura" në ekonominë shqiptare si dhe vënien në dijeni të të dhënave të regjistrit të mësipërm pa përjashtim për bankat, bizneset dhe qytetarët", thuhet në këtë deklaratë.

Ndër të tjera, shtohet se duke mbështetur krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjellta të kompanive, në të njëjtën kohë Konfindustria kundërshton ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet mosrimbursimit të TVSH (tatimit të taksës së shtuar) për kompanitë debitore në transaksionet ku shteti nuk është pjestar/palë.

"Mosrimbursimi i TVSH ka kuptim vetëm në rastet kur kompanitë kanë detyrime fiskale të asyetuara ndaj shtetit, por edhe në këto raste duhet të pranohet mospagesa e detyrimeve fiskale të të gjitha llojeve deri në masën barazuese të ndërsjelltë nga kompanitë kur është vetë shteti, që u detyrohet rimbursimin e TVSH-së. Konfindustria mbështet përmirësimet e ligjore për rastin e mësipërm të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë. Në çdo rast tjetër ndërhyrja e institucioneve të ekzekutivit është e papranueshme dhe me pasoja të padëshirueshme në afatgjatë për biznesin dhe zhvillimin ekonomik të vendit", përfundon deklarata e Konfinsustria-s.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE