Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Raporti pozitiv, forcat e tjera politike ta lexojnë me vëmendje rekomandimin e KE-së
English

LSI: Raporti pozitiv, forcat e tjera politike ta lexojnë me vëmendje rekomandimin e KE-së

Tiranë, 16 tetor NOA - Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka vlerësuar sot pozitivisht progres-raportin e Komisionit Evropian publikuar dy ditë më parë nga ambasadori i KE-së, Helmut Lohan.

"Dëshiroj të vlerësoj raportin e progresit të BE për Shqipërinë si një pasqyrë realiste për arritjet e deritashme të Shqipërisë në rrugën e reformave dhe si inkurajim se vendi po ecën në rrugë të mbarë.

Vërejmë me kënaqësi se rekomandimet kryesore të paraqitura në Raport, tashmë janë bërë pjesë e programeve reformatore të qeverisë së Integrimit Evropian siç janë ato në forcimin e pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, kontrolli i integruar i kufirit, reforma zgjedhore etj" tha sot Haxhinasto.

Haxhinasto bëri të ditur se LSI tashmë është forcë politike aktive dhe do të vazhdojë të realizojë aktivitetin e saj politik duke kontribuar edhe në të ardhmen ashtu siç ka kontribuar në të shkuarën, në vendosjen e një dialogu politik të shëndetshëm e intensiv, midis forcave politike dhe institucioneve demokratike, që është një prioritet kryesor Evropian.

"I bëjmë thirrje edhe forcave të tjera, tradicionale apo të reja, ta lexojnë me vëmendje këtë rekomandim të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, pasi kjo nuk ka të bëjë vetëm me fatin e tyre elektoral, por me gjithë vlerësimin që bën BE për sistemin tonë politik dhe ecurinë e reformave" përfundoi Haxhinasto.

k.k/NOA

Â

KOMENTE