English

Mbërrin sot në Kushtetuese ankimimi me 7 firma opozitarësh për paktin detar

Tiranë, 16 tetor, NOA -Â Mbërrin sot në Gjykatën Kushtetuese drafti ankimues i marrëveshjes detare me Greqinë, i firmosur nga 7 firma opozitarësh.

Një akt i tillë u parapri nga takimi i djeshëm i partive opozitare, i kryesuar nga Partia Socialiste për të vendosur mbi nismat konkrete parandaluese që duhet të ndërmarrin marrëveshjes së kufijve detarë të firmosur nga qeveria shqiptare dhe ajo greku, ku përmes saj, sipas opozitës, Greqia përfiton nga vendi ynë, kilometra të tëra në detin Jon.

Ka qenë kreu i PS, Edi Rama, inicues i takimit, i cili deklaroi se drafti për të ankimuar marrëveshjen me Greqinë u firmos dhe do të dorëzohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë me urgjencë, duke i vënë Parlamentit në dijeni faktin, se edhe sikur të gjithë deputetët të jenë dakord unanimisht, ndëshkohen penalisht në rast se kjo provohet.

Ndërkaq, mësohet se parlamenti e ka shtyrë miratimin e marrëveshjes nga punimet e kalendarit 3-javor, duke mos dhënë një afat të saktë se kur ajo mund të gjejë miratim.

n.e/NOA

KOMENTE