English

Ministri i Jashtëm Ilir Meta, takohet më Ambasadorin e Irlandës në Greqi, Unfraidh

Tiranë, 16 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e Irlandës në Tiranë, me rezidencë në Athinë, Antoin Mac Unfraidh.

Â

Gjatë këtij takimi, Meta, përshëndeti rezultatin sipas tij pozitiv të referendumit të qytetarëve irlandezë për Traktatin e Lisbonës, duke e cilësuar atë një zhvillim që do t'i japë një dimension të ri Bashkimit Evropian.

Ambasadori Mac Unfraith, duke vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria, në rrugën e saj për përafrim me familjen evropiane siguroi vazhdueshmërinë për këtë ndihmë dhe mbështetje.

Gjithashtu bashkëbiseduesit këmbyen mendime mbi situatën në rajonin e Ballkanit ku Ambasadori i Irlandës vlerësoi politikën e jashtme të Shqipërisë në rajon si dhe kontributin e saj në misione për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë, në botë.Â

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Meta, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe edhe në fushën e ekonomisë, duke ftuar për bashkëpunim bizneset e të dy vendeve tona.

Â

KOMENTE