Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfaqësia suedeze në Tiranë: Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, në 2010-n
English

Përfaqësia suedeze në Tiranë: Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, në 2010-n

Tiranë, 16 tetor, NOA - Liberalizimi i vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nuk do të jetë një gjë e mundur gjatë afatit të presidencës suedeze, por ka gjasa që në vitin 2010 ky proces të realizohet.

Një fakt të tillë e ka pohuar përfaqësuesja e Suedisë në Shqipëri, Elisabet Stamm gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë për integrimin, të organizuar nga Forumi për Demokraci.

"Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet", tha ajo lidhur me një fakt të tillë.

Nga ana tjetër, ajo pohoi se Suedia mendon që Shqipëria duhet të përfshihet si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në këtë nismë.

"Nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë", tha ajo më pas.

Ndërsa në lidhje me veçimin e Shqipërisë nga lista e vendeve që përfitojnë heqjen e vizave, ajo tha se "ky fakt ishte me paragjykime për myslimanët e Ballkanit ku përfshihen boshnjakët, shqiptarët dhe kosovarët".

"Të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanitt, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët. Veçimi i tyre është i rrezikshëm dhe nuk duhet të tolerohet".

n.e/NOA

KOMENTE