Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prag tragjedie, përleshen gjashtë adoleshentë, masakrohen me thikë tre prej tyre
English

Prag tragjedie, përleshen gjashtë adoleshentë, masakrohen me thikë tre prej tyre

Tiranë, 16 tetor NOA - Një sherr banal për pak ka rrezikuar të kthehet në një tragjedi pasi u goditën me thikë tre adoleshentë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Sauk të Tiranës kur ka nisur një sherr mes disa adoleshentëve të cilët pas fjalëve fyese të ndërsjella kanë përdorur thikat.

Përleshja ka përfunduar me plagosjen e tre adoleshentëve të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ndërsa në vendngjarje mbërritën oficerët e policisë kriminale të komisariatit nr.1.

Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar të kësaj plagosje të cilët janë E.S, Y.T dhe F.M respektivisht të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Dyshohet se ngjarja përmes të rinjve ka nisur pas një grindje për motive të dobëta midis tyre.

Autorët e dyshuar u kapën gjatë orëve të vona të mbrëmshme në afërsi të Unazës së Re dhe në Sauk të Tiranës.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tre adoleshentëve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vrasjes me dashje", të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE