Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti inspekton Petroliferën dhe TEC-in në Vlorë: S'do kemi kufizime dritash
English

Prifti inspekton Petroliferën dhe TEC-in në Vlorë: S'do kemi kufizime dritash

Vlorë, 16 Tetor NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti së bashku me Zv. Ministrin Leonard Beqiraj inspektuan sot dy nga veprat industriale më të mëdha në vend, Petrolifera Italo-Albanese dhe TEC, të konkretizuara në bregdetin perëndimor të qytetit të Vlorës.

Prifti ka folur mbi energjinë elektrike duke premtuar se ajo nuk do të mungojë për shqiptarët në periudhën në vazhdim.

"Gjatë katër vjeçarit të ardhshëm vendi ynë nuk do të ketë asnjë mungesë apo kufizim energjie. Janë marrë të gjitha masat që furnizimi me energji të jetë normal dhe i plotë për mbarë vendin", - ka siguruar z.Prifti.

Investimet

Ministri Prifti shprehu vlerësimet e tij ndaj këtyre investimeve, si vlera jo vetëm ekonomike, por edhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Të dyja këto vepra garantojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe social të vendit, duke krijuar një mjedis miqësor për llogari të biznesit, për banorët përreth, si dhe për shtetin shqiptar duke garantuar dhe lehtësuar detyrimet fiskale të klientëve duke ulur koston administrative për shtetin", - tha ai.

Gjithashtu Z. Prifti konsideroi terminalin si n je nga më modernët në pellgun e Mesdheut, gjë që do të mundësoje tërheqjen e kompanive më të njohura në Evropë në fushën e tregtimit të karburanteve.

Ndërkohë që, mbas 30 vitesh vihet në funksion TEC-i i Vlorës duke rritur kapacitetet prodhuese të energjisë në vlerën 8% të prodhimit total vendas.

Një investim mbi 130 milionë euro, i financuar nga Banka Botërore dhe BERZH, i cili do të ndikojë direkt edhe në përmirësimin dhe zhvillimin e turizmit në vend.

Gjatë takimeve Prifti u ofroi përfaqësuesve mbështetjen e tij, për problemet apo pengesat që mund të hasen gjatë menaxhimit të këtyre projekteve, duke u lehtësuar atyre burokraci të panevojshme.

v.d/f.sh/NOAÂ

KOMENTE