English

Aksidenton me vdekje kalimtarin, shoferi vetëdorëzohet në polici

Durrës, 17 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit raportojnë se një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Durrës, pranë "mbikalimit të Serave".

Sipas njoftimit paraprak të tyre, mësohet se autori i këtij aksidenti është 24-vjeçari   Spartak Çorbaxhiu, banues në qytetin e Durrësit, i cili duke drejtuar automjetin tip Foristrade veturë me targë DR7776 E, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Bekim Zani, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërprerë rrugën për të kaluar nga njëri krah në tjetrin. Mësohet se pasi shoferi është larguar nga vendi i aksidentit, pak orë më vonë ai është vetëdorëzuar në polici.

Bëhet e ditur se në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

n.e/NOA

KOMENTE