English

Kapet në port maqedonasi, donte që ta kalonte me kartë identiteti false bullgare

Durrës, 17 tetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë kryer arrestimin në flagrancë të 19-vjeçarit maqedonas, Dragan Simeonov, lindur Koçan dhe banues në Vinica të Maqedonisë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky person është kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë kufitare të Portit të Durrësit, pasi po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një kartë identiteti bullgare me numër 196243703, në emër të Veselin Petkovit, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

U kryen veprimet e para hetimore si dhe sekuestrimi i kartës së identitetit bullgare, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave" parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE