Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku varet fati i betejës sonë
English

Ku varet fati i betejës sonë

"Fatin e kësaj beteje nuk e dikton dot një pushtet i korruptuar dhe korruptues, që buron nga vjedhja e votës së popullit dhe që nuk e shmang dot përballjen me të vërtetën. Fatin e kësaj beteje do ta diktoj e drejta që kemi me vete, e drejta që ka populli për t'u ngritur në këmbë, kur ligji shkelet me këmbë"

Nga Edi Rama

Kryetar i PS* (Foto: Edi Rama në fjalimin e sotëm; NOA/LSA)

Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të ngrohta për të gjithë qytetarët e qytetaret e Qarkut të Beratit, që mbrëmë ju përgjigjën masivisht ftesës së opozitës, për t'iu bashkuar protestave popullore për transparencën e 28 qershorit përmes hapjes së kutive të votimit dhe plotësimit të kërkesave të parashtruara nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Nisur nga evenimenti i djeshëm që është pjesë e asaj vazhde protestash që do të shkojnë duke u intensifikuar dhe shtrihen në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dëshiroj të rivendos theksin te fakti se fati i kësaj beteje nuk është në duart e atyre që na detyruan të kushtëzojmë marrëdhënien me Parlamentin dhe të dalim në rrugën e protestave popullore. Fati i kësaj beteje nuk varet nga dëshira apo vullneti i Kryeministrit pa legjitimitet, i cili më kot e fton opozitën të vij në Parlament, nëse nuk i jep popullit opozitar të drejtën të hap kutitë dhe të shoh votën e 28 qershorit. Fati i kësaj beteje varet nga kurajë jonë për të luftuar për lirinë e votës dhe barazinë përpara ligjit dhe nga vendosmëria jonë për të mos u tërhequr përpara çdo lloj presioni dhe padrejtësie.

Fatin e kësaj beteje nuk e dikton dot një pushtet i korruptuar dhe korruptues, që buron nga vjedhja e votës së popullit dhe që nuk e shmang dot përballjen me të vërtetën. Fatin e kësaj beteje do ta diktoj e drejta që kemi me vete, e drejta që ka populli për t'u ngritur në këmbë, kur ligji shkelet me këmbë. E drejta që ka njeriu në demokraci për të kërkuar me forcë lirinë e votës së tij, e drejta që ka sot në vitin 2009, në shekullin e 21-të çdo shqiptar dhe çdo shqiptare për t'u bërë barrikadë njerëzore përballë pushtetit të manipulimit dhe korrupsionit elektoral nga ku pastaj buron i gjithë rrjeti i korrupsionit të shtrirë në çdo fushë të jetës tonë. Ne duam të shohim votën tonë, ne duam të hapim kutitë e votave tona, ne duam ta çlirojmë votën tonë një herë e mirë nga shteti deformues i bërë njësh me shtetin.

Ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse shumica e popullit nuk ka vendosur për të. Nëqoftëse Sali Berisha do të kërkojë ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta përballim Sali Berishën, dhe pushtetin e hajdutëve të votës, me pushtetin e sovranitetit të popullit.

Ne kërkojmë që shteti të ndahet nga pushteti një herë e mirë dhe kurrë më të mos përzihet në një betejë elektorale për llogari të pushtetit.Â

Ne kërkojmë që zgjedhjet e 28 qershorit dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to të hetohet nga Parlamenti, për të mos u përsëritur më kurrë, në radhë të parë duke i hapur kutitë e votimit në sytë e gjithë Shqipërisë. Mospranimi për të hetuar në Parlament dhunimin e zgjedhjeve, duke mos i dhënë opozitës të drejtën të hap kutitë përpara popullit është jo vetëm prova e frikës së madhe që ka Sali Berisha nga e vërteta, por edhe prova e së vërtetës së madhe që ne e mbrojmë dhe do ta mbrojmë pa frikë dhe as lodhje deri në fund.

Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në Parlament për t'u bërë bashkëfajtor në mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike të zgjedhjeve në Shqipëri dhe për mbylljen e rrugëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme për kushedi sa vjet të tjera. Sepse ne nuk kemi iluzionin që mund të ketë nesër zgjedhje të lira dhe të ndershme me Sali Berishën në pushtet, nëqoftëse sot pushteti i Sali Berishës nuk i hap rrugë hetimit të të gjithë mekanizmit kriminal që goditi lirinë dhe cenoi ndershmërinë e këtyre zgjedhjeve.

Kush shqetësohet nga mungesa jonë në Parlament, duhet ta kuptojë, se boshllëkun e mungesës përpara ligjit nuk e mbush prania jonë në Parlament, por përkundrazi e fsheh, ndërkohë që beteja jonë pa kompromis për rivendosjen e ligjit në rrugën e protestave dhe të rezistencës demokratike është një betejë për të mbrojtur parlamentarizmin, për të mbrojtur themelet e parlamentit, idenë dhe kuptimin e parlamentit.

E keqja e madhe që i është futur këtij vendi, duke mos e lënë të zgjedhë lirisht Parlamentin dhe qeverinë, e më pas shumë çka tjetër, duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Kjo nuk mund të jetë beteja e kërkujt tjetër nëqoftëse nuk është beteja e PS. Kjo nuk është një betejë për pushtet dhe për interesa të lidhura me pushtetin. Kjo është një betejë për të drejta dhe liri, ku asnjë pushtet nuk ka kuptim për ne, madje çdo pushtet që buron nga mungesa e këtyre lirive dhe të drejtave, nuk është gjë tjetër veçse pushteti për t'i dhunuar liritë dhe të drejtat. Sot është përditë e më qartë, jo vetëm për ne, sepse ka qenë e qartë që në krye të herës, sepse ka vetëm një arsye që Shqipëria të mos ketë akoma më zgjedhje të lira dhe të ndershme: Arsyeja është Sali Berisha!

Vetëm përpara pak ditësh KE nxori një raport, i cili krahasuar me të gjitha raportet e 4 viteve të fundit, është më shqetësuesi. Një pasqyrë realiste e krizës në Shqipërinë e sotme, në lidhje me uzurpimin e drejtësisë nga organet e ekzekutivit, në lidhje me keqadministrimin e Kuvendit të Shqipërisë në gjithë këto vite, në lidhje me dhunimin e medias dhe gjobave selektive ndaj mediave kritike për qeverinë, në lidhje me shkatërrimin e kapaciteteve administrative përmes emërimeve politike me qëllim zhvendosjen brutale të administratës publike nga marrëdhënie ligjore me pushtetin e radhës në marrëdhënie vasaliteti me pushtetin e Familjes, që sot përmes qeverisë shqiptare sundon Shqipërinë. Praktika e dhunshme e kufizimit të lirisë së medias nga një qeveri e cila përfaqëson një vend aspirant për BE dhe është vënë tërësisht në funksion të një pushteti familjar, që kërkon ta kthejë median me hir apo me pahir në një forcë verbuese dhe shurdhuese të opinionit publik për interesa të Familjes në pushtet është një praktikë e patolerueshme.

Familja në pushtet jo vetëm e ka të pamundur ta nxjerrë vendin nga spiralja e korrupsionit, nga influenca e krimit të organizuar, nga harta e trafiqeve të ndryshme, gjë që do të mundësonte në fakt përmbushjen e standardeve të nevojshme për të përfituar nga liberalizimi i vizave, por është vet pengesa kryesore për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe qytetare, që po ndeshet përditë e më shumë nga një qeverisje e orientuar nga interesat e pushtetit të familjes. Dhe, që duhet të jetë e qartë për të gjithë, siç është e qartë si drita e diellit dhe siç mund të lexohet duke kuptuar drejt rreshtat e Raportit të KE, se korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme, nuk janë një detyrë e opozitës, janë një detyrë parësore e qeverisë dhe në rast se këto fenomene sot nuk kanë njohur ato përmirësime të domosdoshme për të liberalizuar vizat me Shqipërinë, për këtë ka vetëm një njeri që duhet të jap llogari: Është Sali Berisha dhe pushteti i tij, pushteti i Familjes së tij, pushteti i interesave të kësaj familjeje. Liberalizmi i vizave nuk ka të bëjë asgjëkundi me ç'ka kërkon sot të thotë dhe të imponojë përmes një propagande të shëmtuar Sali Berisha dhe pushteti i tij. Liberalizimi i vizave ka të bëjë me kushte të qarta, konkrete, të cilat pikërisht pse nuk u plotësuan në kohë dhe me kohë bën që Shqipëria të mbetet jashtë programit të liberalizimit, për Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, ndërkohë që duhet të ishte bashkë me to. Raporti i KE, thekson se Shqipëria duhet të shkëputet nga vargonjtë e kulturës së pandëshkueshmërisë, e cila në fakt ushqehet nga Familja në pushtet.

Korrupsioni në fakt sipas vetë raportit të KE vazhdon të mbetet një problem veçanërisht serioz, gjë që ne e dimë fare mirë, gjë që shqiptaret dhe shqiptarët e prekin kudo, sepse në fakt sot ka një Familje në pushtet, që është ngritur mbi ligjin. Klientët dhe shërbëtorët e saj, gëzojnë imunitet për vepra deri dje shumë të rënda, korruptive falë pushtetit mafioz, të pushtetit të familjes mbi drejtësinë dhe mbi njerëzit e drejtësisë. Edhe në këtë kontekst, kur miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë detyrohen të përmendin në raportin më të rëndësishëm për Shqipërinë, emrin konkret të një ministri, të riveshur me imunitet dhe të ricikluar në qeverinë e vendit, fill pas riciklimit të pushtetit të familjes.Â

Dhe së fundi do të ndalem tek marrëveshja e kufijve detarë, si një shprehje tjetër e nivelit mizerabël të moralit dhe të etikës qeverisëse, moral dhe etikë që janë deformuar thelbësisht për shkak të atyre interesave për të cilat fola më lartë, për të cilat kemi folur dhe do të flasim përditë e me më shumë forcë. Asnjë transparencë dhe vetëm arrogancë dhe papërgjegjshmëri përballë diskutimesh dhe konkluzionesh konkrete të ekspertëve të fushës. Diskutime dhe konkluzione që nxjerrin në pah se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila bie në kundërshtim me interesin kombëtar dhe kjo është arsyeja pse dhe ne u bëmë dhe nismëtarë të një ankimimi në Gjykatën Kushtetuese për ta çuar në hullinë e duhur këtë çështje. Duke kërkuar nga Gjykata më e lartë e vendit të ushtrojë të gjithë kompetencën e saj dhe të japi një konkluzion bazuar në një ekspertizë të imët, në mënyrë që kjo çështje, e cila është një çështje kaq e ndjeshme me plot të drejtë dhe e cila ka prekur çdo qytetare dhe qytetarë të këtij vendi, të trajtohet me dinjitetin e duhur dhe të mos kthehet në asnjë mënyrë në një burim për ta devijuar këtë debat kaq të rëndësishëm në një debat të rëndomtë të ushqyer me pasionet të panevojshme dhe për më tepër pastaj të instrumentalizuar në dëm të një marrëdhënieje, e cila për Shqipërinë është një marrëdhënie strategjike.

Dëshiroj të theksoj se protestat tona do të përshkallëzohen dhe se në 20 nëntor, ashtu sikundër doli spontanisht në protestën e djeshme, në qytetin e Beratit, ne do të rikthehemi përsëri në Tiranë, në një manifestim akoma më të madh, dhe me një këmbëngulje akoma më të madhe për të kërkuar me forcë të drejtën tonë dhe për të kërkuar me forcë që kërkesat tona, të cilat janë kërkesa elementare për një demokraci funksionale të plotësohen, duke nënvizuar përditë dhe me më forcë se, çdo shmangie nga plotësimi i këtyre kërkesave do të jetë kostoja që do ta paguajë Sali Berisha.

(*) Fjala e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, 17 Tetor 2009, Tiranë

KOMENTE