Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi: Pse jam kundër ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën
English

Presidenti Topi: Pse jam kundër ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën

Tiranë, 17 tetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dhënë një intervistë ku është ndalur gjatë në zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Topi ka folur mbi dëshirën që pohoi se kanë shumëm shqiptarë për bashkim të dy vendeve kur tha se "ne vërtet jemi shumë të ndjeshëm, sepse pjesa dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë në Kosovë".

Por Topi renditi argumente që sipas tij, bëjnë që përpjekja për ribashkim të Kosovës me Shqipërinë, të jetë "një hap prapa".

Më poshtë vijon intervista e plotë, publikuar sot, dhënë gazetës sllovene "Dnevnik". Si janë marrëdhëniet momentale në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe si ka ndikuar në këto marrëdhënie pavarësimi i Kosovës? Presidenti Topi: Unë besoj që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë një kontekst specifik. Patjetër që dy vendet tona ndër vite kanë patur objeksione dhe rrugë të ndryshme. Shqipëria prej vitesh është çliruar nga izolimi, një izolim, i cili i ka kushtuar shumë Shqipërisë në dekada. Kështu që në fillim të viteve nëntëdhjetë Shqipëria iu fut një rruge tjetër të daljes nga izolimi dhe integrimit në familjen euroatlantike, të konsolidimit, të daljes nga varfëria ekonomike dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Unë nuk dëshiroj të komentoj rrugën që ka ndjekur Serbia, sepse kjo tashmë njihet, por realiteti i ditëve të sotme ofron relativisht një tjetër panoramë. Shqipëria sot, ndryshe nga vite më parë, ka një rol të qartë interlokutor në Ballkan. Ky është një rol që i njihet edhe nga partnerët ndërkombëtarë për të forcuar dialogun politik me të gjitha shtetet e rajonit. Nga ky lloj dialogu nuk përjashtohet as Serbia. Pra parimet janë të qarta: të funksionimit të marrëdhënieve të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit sipas interesave të dy vendeve. Ju bëtë një pyetje sesi e kanë influencuar Kosovën këto marrëdhënie. Padyshim që kanë qenë influente. Kosova ka qenë dhe mbetet një çështje sensitive në Ballkan. Tjetër është këndvështrimi që ka patur dhe ka Shqipëria për Kosovën dhe tjetër këndvështrim ka patur dhe ka Serbia. Ende një Serbi ku mbizotëron një frymë, e cila e konsideron Kosovën thjesht si pjesë të Serbisë së Madhe. Shqipëria e konsideron Kosovën një shtet multietnik, me të drejta si çdo vend tjetër që ka shtetin, kushtetutën dhe kufijtë e vet administrativë. Shqipëria ka të njëjtin këndvështrim si pjesa dërrmuese e vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbia bën shumë retorikë nacionaliste lidhur me Kosovën. Ne e shohim të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës në familjen evropiane, ndërsa politika Serbe më rezulton të ketë një objeksion të tillë lidhur me Kosovën. Ata mendojnë thjesht që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë. Përfundimisht mendimi që unë kam është që realiteti i ri i Kosovës është i pakthyeshëm. Edhe Shqipëria, edhe Serbia, edhe Kosova janë shtete sovrane që duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për klimë bashkëpunimi, për një tjetër situatë në rajon dhe për integrim në familjen euroatlantike. Kosova është fabulë e papërfunduar dhe për këtë e rrezikshme për destabilizim të Ballkanit. Sipas mendimit të Tiranës, çka mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare dhe më konkretisht BE-ja? Unë kam mendim tjetër pasi ndryshe nga ç'kanë menduar skeptikët, qysh nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe në shkurtin e vitit 2010 mbushen dy vjet, të gjithë ne konstatojmë se Kosova ka influencuar në rritjen e stabilitetit ballkanik. Situata në Kosovë dhe rreth saj vjen duke u përmirësuar dhe jo duke u përkeqësuar. Dhe nëse do të flisnim për tendenca, atëherë kjo është një tendencë shumë pozitive. Jam i bindur që edhe perspektiva do të jetë akoma edhe më pozitive. Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë të njëjtin këndvështrim për stabilitetin në Ballkan dhe në Kosovë. Në Kosovë ende nuk është shuar ideja për bashkim me Shqipërinë, për të cilën gjë Beogradi është mjaft i ndjeshëm. Çfarë mesazhi u dërgoni atyre që e përmbajnë atë ide në Kosovë, dhe a keni ndjenjë se ato ide shpien në destabilizim të tërë rajonit? Sikurse ndodh në spektrin politik, edhe shoqëria është shumë komplekse. Mund të ketë mendime nga më të ndryshmet. Ka dëshira, ka aspirata. E rëndësishme është që të gjykoni politikën e institucioneve shtetërore. Politika e institucioneve të Shqipërisë dhe politika e institucioneve të Kosovës respekton në mënyrë reciproke sovranitetin e vendeve respektive. Ne vërtet jemi shumë të ndjeshëm, sepse pjesa dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë në Kosovë. Kjo vetëm do të ndihmojë në forcimin e raporteve të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe këto dy vende do të bashkohen në Bruksel. Aty do të bashkohen të gjitha vendet e Ballkanit. Dhe është një referencë shumë e qartë. Çdo gjë tjetër është hap prapa. Është kthim në konflikte, në tensione ndëretnike. Këtu rikthehemi në pyetjen tjetër që Bashkimi Evropian është influent në këto marrëdhënie edhe nëpërmjet misionit EULEX. Si i vlerësoni marrëveshjet të cilat Beogradi i nënshkruan me misionin e EULEX-it në Kosovë, siç është marrëveshja për bashkëpunim me policinë serbe e që e kanë shqetësuar dukshëm qeverinë e atjeshme? Presidenti Topi:Unë mendoj që këtu është çështja e një stabiliteti të shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës. Mendoj që tashmë ato e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Bashkimin Evropian. Një gjë është e sigurtë, sikurse thashë që integriteti i Kosovës është i pacënueshëm. Gjë që garantohet nga korniza kushtetuese dhe nga politika e Bashkimit Evropian. Në fillim të prillit të këtij viti ka filluar marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në, Shqipëria më 28 prill zyrtarisht ka dërguar lutjen për anëtarësim në integrim. Po ashtu në këto ditë Komisioni Evropian përsëri nuk ka marrë parasysh lutjen e Shqipërisë për anëtarësim në BE, që dmth. se vendimi sipas të gjitha gjasave është shtyrë për një muaj. Si e komentoni këtë vendim të Komisionit Evropian. Kur prisni se do të fillojnë dhe të përfundojnë negociatat me BE-në dhe të hyjë në integrime? Unë besoj që nuk ka çështje politike. Nuk ka çështje mosbesimi, ka vetëm çështje teknikaliteti që kanë të bëjnë edhe me situatat e formatimit të strukturave që dalin nga zgjedhjet parlamentare të disa vendeve të Evropës, sikurse është rikonfigurimi i parlamentit gjerman. Ne praktikisht jemi në një rrugë të mbarë dhe kemi detyra për të realizuar. Një nga mbështetjet e forta që kemi gëzuar, ka qenë mbështetja sllovene, gjë që unë kam patur rastin ta shpreh sot. Kështu që në ditët që do të vinë dhe hapat e tjerë janë sinjifikativë. Cilat janë vërejtjet e BE-së për Shqipërinë sa i përket përafrimit me rendin ekonomik dhe juridik të BE-së? Presidenti Topi: Besoj që raportet kanë edhe lëvdata, por kanë edhe kritika, ndryshe do të ishim vend i Bashkimit Evropian. E rëndësishme është që të dominojë sensi i lëvdatës për hapat e bërë. Natyrisht që ka kërkesa për rritje të kohezionit politik, një rritje të intensitetit të dialogut, për vazhdimin e reformave në fusha të ndryshme: politike, ekonomike, juridike. Dhe një nga kërkesat është që të bëhet një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, i cili ende është i pranishëm. Ka përparim të ndjeshëm, por ende ka për të bërë. Kërkohet një reformim i sistemit gjyqësor, vazhdim i reformimit dhe besoj që kjo krijon kushtet për nota më pozitive. Si mendoni të ballafaqoheni me korrupsion dhe me pastrimin e parave që janë dy prej vërejtjeve më të mëdha të BE-së? Presidenti Topi: Këto janë vërejtje që kërkojnë patjetër një konsolidim të institucioneve specifike, që merren me luftën kundër krimit të organizuar, kundër krimit të pastrimit të parave. Unë mendoj që Shqipëria ka bërë një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar. Shumë banda kriminale sot janë para drejtësisë. Kjo betejë është e përditshme. Nesër Komisioni Evropian zyrtarisht do të prezantojë raportin për përparim të Shqipërisë. Në cilat fusha ka përparuar më së shumti Shqipëria? Cilat janë fushat që e presin më së shumti punë për Shqipërinë dhe si do të përballet ajo shteti me këtë sfidë? Së pari na takon të presim Raportin e ditës së nesërme që të mos t'i paraprijmë. Gjithsesi ne që jetojmë në Shqipëri e dimë ku i kemi pikat e dobëta, pikat më pak të forta. Shqipëria ka punuar mirë në kontrollin e kufijve. Ka punuar mirë kundër krimit të organizuar, rolit të policisë. Ka punuar mirë përsa u përket skemave ekonomike. Edhe efekti i krizës globale në Shqipëri pothuajse është i pandjeshëm në krijimin e hapësirave të biznesit. Ka punuar për forcimin e transparencës për strukturat e shtetit ligjor, por ende kemi, sikurse e thashë, hapësira për të përmirësuar punën. Kur pritni që do të vlejë edhe për Shqipërinë liberalizimi i vizave? A është e mundur që të ndodhë deri në fund të vitit të ardhshëm? Si dhe në çfarë mënyre do të parandalojë Shqipëria ikjen jolegale për në perëndim? Ne shpresojmë që do të ketë një qëndrim të unifikuar të Bashkimit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit, sepse deri tani ka patur një trajtim disi të diferencuar. Shpresojmë që Bashkimi Evropian do ta marrë në konsideratë që janë vende që kanë shumë ngjashmëri në trajtimin e problemeve. Unë mendoj që do të ishte mirë që gjërat të vinin sa më shpejt. Ne shpresojmë që viti 2010 do të jetë shumë i rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Kjo është së paku ideja e institucioneve, por edhe pritshmëria e publikut. Gjithsesi kjo qëndron në duart e Bashkimit Evropian. Shqipëria pas disa peripecish ka konfiguruar Qeverinë e re. A funksionon ajo normalisht dhe cilat janë masat e para të saj? A do të lejojë shteti që opozita të numërojë sërish votat e zgjedhjeve të qershorit? Unë mendoj që stabiliteti i institucioneve të Shqipërisë është i dukshëm. Vërtet ka një koalicion të ri qeverisës, por në thelb ky është një vazhdim i qeverisjes së mëparshme, sepse pjesa më e madhe mbulohet nga ministra të Partisë Demokratike dhe Kryeministri është po ai që ka qenë. Vërtet ka probleme të debatit politik me pozitën. Unë nuk mendoj që këto probleme zgjidhen me institucione të tjera, por zgjidhen vetëm me vullnet politik të partive që janë në proces. Ky debat është ende në vazhdim. Nuk mund të bëjmë ndonjë parashikim, por shpresoj që gjithçka të kthehet në dialog normal.

FUND

Komentoni dhe ju deklarimet e Topit:Â

KOMENTE