English

Rama kundërshton sërish marrëveshjen detare me Greqinë: Eshtë e dëmshme

Tiranë, 17 tetor, NOA Update - Duke vijuar retorikën e deklaratave të bëra së fundmi jo vetëm me çështjen e transparencës së zgjedhjeve, por edhe me qëndrime të tjera opozitare ndaj qeverisë, si ajo për mosliberalizimin në kohë të vizave, apo marrëveshjen e kufijve ujorë me Greqinë.

"Nuk është bërë asnjë transparencë lidhur me marrëveshjen e ujërave me Greqinë

Dhe prandaj ne kërkojmë me forcë që Gjykata Kushtetuese të japë vendim lidhur me të", ka pohuar lidhur me një fakt të tillë kreu i Partisë Socialiste.

Sipas tij, pakti është në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të një marrdhënie që është strategjike për vendin tonë, si ajo me Greqinë.

Ndërsa në lidhje me çështjen e vizave, ai ka akuzuar në mënyrë direkte qeverinë Berisha, për mospërfitimin e tyre, duke cituar edhe fakte nga raportet e fundit të ndërkombëtarëve lidhur me to.

n.e/NOA

Â

KOMENTE