Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfrytëzon ndjenjat e familjarëve, i mashtron si njeri i Interpolit duke premtuar gjetjen e eshtrave të fëmijëve në Otranto
English

Shfrytëzon ndjenjat e familjarëve, i mashtron si njeri i Interpolit duke premtuar gjetjen e eshtrave të fëmijëve në Otranto

Një mënyrë tejet të paskrupullt ka gjetur për t'u pasuruar, 51-vjeçari lezhjan Gjon Ndrecaj. Në raportin e NOA-s, lexoni si njeriu bastard, duke u shtirur si oficer i Interpolit, merrte para te prindërit e viktimave të tragjedisë së 9 Janarit në Otranto duke premtuar se do t'u sjellë eshtrat e fëmijëve në shtëpi

Lezhë, 17 Tetor NOA - Tragjedia e Otrantos e cila gjurmët e dhimbjes së ngjarjes fatale nuk i ka humbur edhe tani, mbi disa vite më pas, është shfrytëzuar në mënyrë bastarde nga një 51-vjeçar në Lezhë i cili u ka marrë para familjarëve të viktimave, duke arritur t'i mashtrojë se gjoja ishte oficer Interpoli.

51-vjeçari lezhjan Gjon Ndrecaj, në mënyrë bastarde, duke u shtirur si oficer i Interpolit, merrte para te prindërit e viktimave të tragjedisë së 9 Janarit në Otranto duke premtuar se do t'u sjellë eshtrat e fëmijëve në shtëpi.

Njeriu i paskrupullt, ka shfrytëzuar gjendjen emocionale të familjarëve të viktimave të tragjedisë së pesë viteve më parë, të cilët, të veshur në të zeza, besonin se ai, do të bënte atë që aq shumë donin, të qanin varre me eshtrat e fëmijëve të tyre dhe jo arkivolet bosh që kanë pranë vendbanimeve të tyre.

Lajmi konfirmohet për agjencinë kombëtare të lajmeve NOA e cila tha se kreu sot arrestimin e Gjin Mark Ndrecaj, lindur dhe banues ne fshatin Spiten, Komuna Zejmen, rrethi Lezhë.

"Arrestimi i Ndrecajt, erdhi si rezultat i koordinimit të masave policore nga ana e Drejtorisë së Policisë Lezhe dhe Komisariatin e Policisë së këtij qyteti, duke organizuar me sukses operacionin "Grepi".

I dyshuari, u kap sot në kushtet e flagrancës, në kryqëzimin e Shëngjinit dhe pikërisht në stacionin e furgonëve.

Tani, Ndrecaj përballet me akuzën për veprën penale të "Vjedhjes me anë të mashtrimit".

Nga hetimet e kryera dhe dëshmitë e denoncimet e mbërritura në policinë e Lezhës, mësohet se Ndrecaj, është prezantuar si polic i Interpolit, me një emër të rremë, duke u shtirur të ishte Gjon Marku.

Dhe, duke përfituar nga gjendja emocionale e të gjithë familjarëve të Qarkut Lezhë të cilët kanë humbur fëmijët në tragjedinë e 9 Janarit, në kanalin e Otrantos, ka filluar të kontaktojë me ta duke kërkuar për çdo rast sasi të konsiderueshme parash, në këmbim të gjetjes siç u premtonte të merrte përsipër, të eshtrave të fëmijëve të tyre.

Gjatë kontrollit, në momentin e kapjes, 51-vjeçarit Ndrecaj iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale një granatë dore së bashku me ndezësin, një pasaportë në emër të shtetasit Nikolin Ndoj, një kartë identiteti të një vajze nga Kallmeti, telefona, fletore me adresa, të cilat i mbante me vete në një çantë dore.

Grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë deklaroi se ai po punon për dokumentimin e çdo rasti mashtrimi që mund të ketë kryer ky shtetas, dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes për të cilën sot u krye operacioni policor i koduar me emrin "Grepi".

e.n/f.sh/NOA

KOMENTE