English

Shfrytëzonte femra dhe i trafikonte në rrugë, arrestohet Antonio Veshi në Bulqizë

Bulqizë, 17 tetor NOA - Një 35 vjeçar nga fshatrat e Bulqizës është arrestuar sot në qytet ku jetonte në një banesë në lagjen e re, pasi kërkohej për abuzim në rrethana rënduese me femra.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se nga Komisariati i Kurbinit është kryer prangosja e 35-vjeçarit Antonio Veshi, i lindur në fshatin Mazhicë dhe banues në qytetin Bulqizë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, i martuar, me kombësi dhe shtetasi shqiptare.

Zyrtarisht policia detajoi se "Antonio Veshi, ka qenë person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar si masë sigurimi personal atë të "Arrestit me burg".

I riu, akuzohet për veprat penale të "Shfrytëzimit të Prostitucionit" dhe "Trafikimit të Femrave", parashikuar nga nenet 114 dhe 114/b te Kodit Penal.

e.n/NOA

KOMENTE