English

Tërmeti në Dibër, qeveria shpërndan 1.3 miliardë lekë për banorët e dëmtuar

 Tiranë, 17 tetor NOA-Rreth 1.3 miliardë lekë është fondi që qeveria ka nisur të shpërndajë për të zhdëmtuar banorët e qarkut të Dibrës të mbetur jashtë si pasojë e tërmetit të fuqishëm i cili goditi këtë zonë një muaj më parë.

Drejtori i zyrës së Emergjencave Civile në ministrinë e Brendshme, Alfred Olli në një deklaratë për mediat ka theksuar se ky fond po shpërndahet përmes bankave.

Olli ka deklaruar se gjithçka po kryhet me procedura të përshpejtuara pasi dimri tashmë ka ardhur dhe banorët duhet të rikonstruktojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara.

Tërmeti në zonën e Dibrës me epiqendër fshatin Goricë solli pasoja serioze për shtëpitë e banorëve të kësaj zone.

Fondi i shpërndarë sot është miratuar në bazë të vlerësimit që iu bënë dëmeve të tërmetit nga grupet e punës të cilët evidentuan pasojat e tërmetit në gjithë zonën.

m.i/NOA

KOMENTE