Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, Davutoglu: Të shkëlqyera falë kontributit personal të Berishës
English

Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, Davutoglu: Të shkëlqyera falë kontributit personal të Berishës

 Tiranë, 18 tetor NOA-Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmed Davutoglu, i cili ndodhet në Tiranë për vizitë, ka deklaruar sot se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Turqisë dhe Shqipërisë janë drejtpërdrejt rezultat i kontributit personal të kryeministrit Berisha.

Shefi i diplomacisë turke ka theksuar se Turqia vlerëson lart kontributin personal të kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe dy popujve miq.

Ndërsa kryeministri Berisha e vlerësoi këtë vizitë si një vizitë shumë të rëndësishme dhe një shprehje më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy qeverive dhe të dy vendeve.

"Populli shqiptar dhe populli turk janë të lidhur me mijëra fije miqësie tradicional e ndjenjash solidariteti dhe jemi të lumtur që gjatë viteve të fundit kjo miqësi dhe këto marrëdhënie të shkëlqyera ka njohur rritje dhe konsolidim të mëtejshëm dhe kanë arritur nivelet më të larta, u shpreh Kryeministri Berisha.

Në takim u vlerësua fakti se investimet turke në Shqipëri kanë njohur një rritje të jashtëzakonshme gjatë mandatit të shkuar 4 vjeçar të qeverisë Berisha nga rreth 50 milion përpara këtij mandati, po afrojnë tashmë shifrën rreth 1 miliard $.

Kompani nga më të mëdhatë dhe më seriozet turke janë duke zhvilluar aktivitete të suksesshme në Shqipëri.

Kryeministri Berisha dhe Ministri turk shprehen vendosmërinë e të dy qeverive që në vijim të zgjerohet bashkëpunimi edhe më tej në të gjitha fushat në veçanti në turizëm, arsim, transporte etj.

m.i/NOA

KOMENTE