English

Një shqiptar ekzekutohet në grabitje, zbulohen autorët italianë dhe fotot e tyre

Caserta, 18 tetor NOA - Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë, viktimë e një grabitjeje dhe autorët e masakrës janë zbuluar duke dalë dhe fotot e tyre që ju i shihni në këtë raport.

Michele Marchi, 26 vjeç nga Pontelatone dhe Alfonso Antimo D'Agostino, 30 vjeçar nga Formis.

Dy shtetasit italianë, u njohën mesditën e të Dielës, ekzekutimit të urdhra-arresteve lëshuar ndaj tyre nga prokuroria e Caserta-s, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Arrestimi i Michele Marchi, u bë nga forcat e karabinierisë së Santa Maria Capua Vetere në rajonin e Casertas.

Kurse Alfonso Antimo D'Agostino gjendet në burg dhe atje iu komunikua akuza e re, për vrasje në bashkëpunim.

Dy italianët, gjenden përgjegjës për ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit shqiptar Xhevahir Malaj, ngjarje e ndodhur para pak muajsh, më datë 19 gusht, vetëm disa qindra metra larg nga burgu i S. Tammaro në Caserta.

Atë ditë, 27-vjeçari Xhevahir Malaj gjendej në rrugë, duke ikur në shtëpi, së bashku me një shok, gjithashtu shqiptar kur u përball me dy grabitësit italianë, të cilët nxorën thika dhe e masakruan deri në vdekje.

Gjithçka ndodhi ndërsa dy italianët i sulmuan djemtë e pambrojtur, me qëllim që t'i plaçkitnin.

Sipas hetimit, dy emigrantët shqiptarë, të përballur me dhunën e agresorëve, u përpoqën të rezistojnë. Por kjo ishte fatale për njërin prej tyre, Xhevahirin sepse ai mori plagë të thella nga goditjet me thikë të dy grabitësve italianë, me pasojë vdekjen pak orë më vonë në spital.

e.m/f.sh/NOA

KOMENTE