Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha tërhiqet: Gonxhe Bojaxhi u bë Nënë Tereza në Indi, kthimi i eshtrave të saj i vështirë
English

Berisha tërhiqet: Gonxhe Bojaxhi u bë Nënë Tereza në Indi, kthimi i eshtrave të saj i vështirë

Tiranë, 19 tetor NOA - Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, kryeministri Berisha, së bashku me bashkëshorten e tij, vizitoi misionin e motrave të Urdhrit të Nënë Terezës në Tiranë.

"Sot, është një ditë e shënuar për mbarë njerëzimin, dita e Lumturimit të Nënë Terezë, dita në të cilën nisi shenjtërimi i saj, e cila jetoi si një shenjtore e gjallë, Ditë krenarie e njeriut, e shqiptarëve, por e mbarë qytetarëve të botës.

Unë erdha të shpreh nderimin tim më të thellë, respektin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj kësaj shqiptareje që lartësoi më shumë se kushdo tjetër e emrin e njeriut, të shqiptarit, të qytetarit të mbarë botës, nobelistes Gonxhe Bojaxhi.

Erdha të shpreh nderim të madh për motrat e Urdhrit të saj, që në vazhdim të misionit të Nënë Terezës u ofrojnë këtyre qytetarëve në nevojë shërbimet më të njerëzishme me përkushtimin dhe dashurinë më të madhe" deklaroi sot Berisha.

Në këtë mision strehohen 50 persona në nevojë apo me aftësi të kufizuara, të moshuara, gra dhe fëmijë.

Gjithashtu, misioni u vjen në ndihmë edhe 100 familjeve shqiptare në nevojë. Kryeministri Berisha, pasi u përshëndet me banorët e kësaj strehe, vizitoi ambientet e saj, u interesua për problemet dhe nevojat e tyre.

Në ndihmë të punës së tyre, këtij misioni iu dhuruan ndihma ushqimore dhe në veshmbathje nga Kryeministri dhe nga Fondacioni "Fëmijët shqiptare".

"Erdha t'i siguroj motrat e Urdhrit në Nënë Terezës se qeveria do të bashkëpunojë me to, në lehtësimin e dhimbjes dhe vuajtjeve të qytetarëve shqiptarë. Në bisedë motra më informoi se janë 100 familje shqiptare, të cilat marrin ushqimin nga Urdhri i Nënë Terezës dhe ne jemi të interesuar në identifikimin e tyre, se, faktikisht, këto bëjnë atë punë që, për fat të keq, strukturat shtetërore nuk e kanë aq të plotë, por që duhet të frymëzohen nga përkushtimi dhe puna e tyre," u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha tha se qeveria është e vendosur në luftën e saj kundër varfërisë dhe në këtë qëllimi, do të vendosë një bashkëpunim jo vetëm me Urdhrin e Nënë Terezës, por edhe me organizata të tjera në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë familje që jeton në mjerim.

Në përfundim të vizitë, pyetur në lidhje me angazhimin për të sjellë eshtrat e Nënë Terezës në Shqipëri, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Gonxhe Bojaxhi u bë Nënë Tereza në Kalkuta të Indisë dhe ajo meriton më shumë se çdo gjë tjetër të quhet Nënë Tereza e Kalkutës. Nga ky qytet dhe nga ky vend i madh ajo u shndërrua në një shenjtore të gjallë të mbarë njerëzimit dhe nuk ka diskutim që i përket Indisë, i përket Kalkutës, që e bën atë Nënë të njerëzimit.

Kërkesa ime është thjesht njerëzore, sepse kam bindjen se, në fund të fundit, çdo njeri, çdo vajzë do të dëshironte, po të kishte të mundur të prehej pranë eshtrave të nënës dhe motrës së saj.

Nuk mund të them se do të ketë një vendim pozitiv nga autoritetet indiane, sepse ky është një vendim i vështirë, por ajo që mund të them është se kjo është një temë dialogu dhe dua të theksoj se një simbol kaq i madh dhe i çmuar që bashkon dy kombet tona nuk mund të jetë gjë tjetër veçse i tillë, nuk mund të shndërrohet në një kundërshti midis dy kombeve dhe dy vendeve tona."

k.k/NOA

KOMENTE