Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, heshtje tetëvjeçare për ligjin për UÇK, ekzistojnë 3 shoqata të përçara
English

Maqedoni, heshtje tetëvjeçare për ligjin për UÇK, ekzistojnë 3 shoqata të përçara

Shkup, 19 tetor, NOA - Tri shoqata të veteranëve të UÇK-së në Maqedoni funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe me ndarje të mëdha, ndërsa lufta e tyre është që të arrihet te miratimi i ligjit për përkujdesje institucionale.

Tri shoqatat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) janë përfshirë nga heshtja lidhur me miratimin e ligjit për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të UÇK-së.

Tanimë numërohen tri shoqata që thirren në emrin e gjithë atyre që sakrifikuan në luftën e UÇK-së: Shoqata e Veteranëve të Luftës (SHVL) e UÇK-së e drejtuar nga Fazli Veliu, me selinë e saj brenda ambienteve të selisë së BDI-së, Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e UÇK-së e drejtuar nga Besim Hoda, e cila ka selinë e saj në Tetovë si dhe së fundi Shoqata e Veteranëve të Luftës "Kalaja", e cila poashtu ka selinë në Tetovë dhe drejtohet nga Izair Samiu.

Të trija këto shoqata funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe ndarje të mëdha, ndërsa lufta e tyre është që të arrihet te miratimi i ligjit për përkujdesje institucionale.

Kryetari i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu për tetë vite përsërit refrenin e njejtë se së shpejti do bëhet ligji i kërkuar, por deri tani asnjë nismë nuk është bërë.

Veliu ka theksuar se pret edhe pak kohë që të miratohet ligji për përkujdesje institucionale dhe nëse nuk ndodhë ai paralajmëron masa të reja, që sipas tij do t'i bëhen me dije opinionit.

Nga OVL deklarimet njëlloj kanë qenë të përsëritura, por deri tani nuk ka pasur ndonjë masë më radikale për të kërkuar miratimin e ligjit të shumëkërkuar. Së fundi SHVL "Kalaja" vërehet me aktivitetet e saj, duke ndjekur zhvillimet politike dhe duke shfaqur pakënaqësitë me situatën aktuale.

Në këtë shoqatë theksojnë se do të dëgjohet së shpejti zëri i tyre protestues, duke i dërguar ultimatum të qartë partisë shqiptare në pushtet. "Do t'i bëjmë thirrje që të mbyllin çështjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, dhe do të kenë edhe afate të qarta, përndryshe do të përballen me masa më të forta të revoltës, sepse ata aty kanë ardhur me gjakun e dëshmorëve", kanë theksuar pranë SHVL "Kalaja".

Edhe pas reagimeve jo konkrete të këtyre shoqatave dhe thirrjeve të tyre të kota, edhe ministri shqiptar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka arritur që të mbyllë fatin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Duke hyrë në vitin e nëntë, rreth 200 familje të sakrificës, fëmijë jetimë të dëshmorëve dhe invalidë të lënë nën mëshirën e zotit kanë ngelur totalisht të anashkaluar.

NOA-INA

KOMENTE