English

Milan shënon fitore ndaj Romës, rikthehet lavdia e kuqezinjve pas një lloj zbehje

Romë, 19 tetor, NOA - Pas një zbehje të figurës në ndeshjet e fundit, duket se ekipi i Milanit ka rinisur ta marrë veten dhe të shfaqet me fitore, duke përmbysur kështu të gjitha komentet që po bëheshin në media se këtë sezon, ky ekip paraqiste një formë jo dhe aq të mirë si të lavdishmet herë të tjera.

Kështu, Milani ka arritur të përmbysur rezultatin nga pjesa e parë për të shënuar fitore në derbin e javës së tetë në Serie A kundër ekipit të Romës.

Supersfida e zhvilluar dje mbrëma në San Siro, ndërmjet dy ekipeve rivale të njohura, Milanit dhe Romës, ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultatin prej 2-1. Nga ana e tij, Ronaldinjo ka shënuar golin e parë, duke barazuar rezultatin, e në këtë mënyrë duke shënuar një pikë edhe për veten e tij në këtë fazë të sezonit, ku dukeh se Kristiano Ronaldo i Real Madridit, ia kishte marrë gjithë "shkëlqimin" me fitoret e tij të njëpasnjëshme.

n.e/NOA
KOMENTE