Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan, ushtria sulmon pozicionet e talebanëve, shkaktarëve të sulmeve
English

Pakistan, ushtria sulmon pozicionet e talebanëve, shkaktarëve të sulmeve

Vaziristan, 19 tetor, NOA - Pas tronditjes së vendit nga sulmet e fundit terroriste, ushtria pakistaneze po sulmon pozicionet e talibanëve me artileri të rëndë.

Ndërkaq, ajo ka nisur edhe një ofensivë të ashpër për të dëbuar militantët nga zona e Vaziristanit Jugor.

Kjo është dita e tretë e përfshirjes së forcave ushtarake pakistaneze ndaj forcave të Talibanit dhe Al Kaidës, në përpjekje për t'i dëbuar ato nga ky rajon.

Prej dy javësh në Pakistan vazhdon dhuna përmes sulmesh ndaj godinave të institucioneve apo edhe sulme vetëvrasëse, të cilat në total kanë shkaktuar mbi 150 të vdekur.

Peshauari, Lahora dhe Vaziristani Jugor janë tre qendrat kryesore të sulmuara nga terroristët.

Sulmet në Lahore, në qendër të provincës pakistaneze Punjab dhe në Kohat, në veriperëndim ndoqën një trajektore sulmesh destabilizuese, përfshirë mësymja në zyrat qendrore të ushtrisë, para një ofensive ushtarake e cila tashmë ka nisur kundër talebanëve në vendstrehimet e tyre në Vaziristanin Jugor.

n.e/NOA

KOMENTE