Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bie në kurthin e federalëve, shkencëtari akuzohet nga SHBA si spiun i Izraelit
English

Bie në kurthin e federalëve, shkencëtari akuzohet nga SHBA si spiun i Izraelit

Uashington, 20 tetor NOA-Zyrtarë amerikanë të qeverisë federale kanë vënë në pranga një shkencëtar nga shteti i Merilandit, që dikur punonte për agjencitë federale përfshi Departamentin e Mbrojtjes dhe të Energjisë në akuzën e spiunazhit tek Izraeli.

I akuzuari është David Nozete i cili sipas zyrtarëve të SHBA-së, u përpoq të komunikonte, dërgonte dhe transmetonte informacione të klasifikuara sekret, individëve që ai besonte se ishin oficerë të spiunazhit izraelit.

Akuza nuk thotë se qeveria e Izaelit apo dikush tjetër i autorizuar nga ajo kishte dhunuar ligjin amerikan.

Hetuesit thonë se në fillim të shtatorit, Nozete u telefonua nga një njeri që linte të kuptonte se ishte oficer i zbulimit izraelit, por që në të vërtetë ishte një agjent sekret i FBI-së.

Zyrtarët thanë se ata ranë dakord që të takoheshin në një hotel në Uashington për të diskutuar dëshirën për të punuar për spiunazhin izraelit.

Ata thonë se Nozete i tha agjentit se më parë ai kishte pasur poste që i jepnin mundësinë për informacione sekrete dhe se kishte mundësi për të shtënë në dorë informacione të satelitëve amerikanë.

Ata thonë se ai ofroi të jepte informacione në shkëmbim të parave.

m.i/NOA

KOMENTE