English

Donin të kalonin kufirin, policia ndalon dy persona me dokumenta të falsifikuara

Durrës, 20 tetor, NOA - Donin që të kalonin kufirin duke paraqitur dokumenta identifikimi të falsifikuara, por janë pikasur nga forcat e policisë së kufirit të Portit të Durrësit, të cilët i kanë ndaluar menjëherë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se personi i parë i arrestuar është 26-vjeçari Harun Mullaliu, lindur dhe banues në fshatin Kryezi të Kavajës.

Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur një pasaportë franceze me nr.05FL74183 në emër të Artur Gjuzit, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa personi i dytë i ndaluar prej policisë së kufirit në portin e Durrësit mësohet se ka qenë 30-vjeçari Istref Fetahu, lindur dhe banues në Istog të Kosovës, i cili tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali me një leje qëndrimi zviceriane me numër A22423359, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Për të dyja këto raste, materialet i kaluan prokurorisë së Durrës për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE