Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Franz Kafka në proces
English

Franz Kafka në proces

Lufta për dokumentet e Kafka-s kthehet nëpër gjykatat e Izraelit

Nga Christoph Schult, "Der Spiegel"

Para se të vdesë, në vitin 1924, Franz Kafka ia kishte lënë letrat e tij Max Brod-it, i cili i kishte nxjerrë nga Çekosllovakia para avancimit të nazistëve. Tani, vajza e sekretares së ndjerë të Brod-it dëshiron t'ia shesë ato një instituti gjerman. Por beteja ligjore në Izrael është bërë Kafka-eskë. Dikush duhet të ketë shpërndarë gënjeshtra rreth Eva H. sepse, megjithëse ajo nuk mban gjëra me vlerë në apartamentin e saj, një infiltrues kishte hyrë vonë një natë. Macet e saj papritmas kishin ngritur kokat e tyre dhe pastaj silueta e një burri muskuloz, që mbante dorëza të bardha, u duk përballë xhamit të derës së dhomës së saj të fjetjes. Eva Hoffe, 75 vjeçare, e mori telefonin celular dhe thirri 100, numrin e policisë së Izraelit. "Është një hajdut në shtëpinë time, Spinoza Street, Tel Aviv," pëshpëriti ajo. "A jeni e sigurt se ai është ende në apartamentin tuaj?" pyeti zëri në fundin tjetër të linjës. "Ai po qëndron përballë derës së dhomës së fjetjes," u përgjigj plaka. Derisa erdhi policia, infiltruesi misterioz kishte ikur. Hoffe nuk beson se kjo ka qenë koincidencë. Disa ditë para përplasjes së papritur të natës, një artikull i hollësishëm rreth saj ishte paraqitur në gazetën izraelite Haaretz - saktësisht asi lloj vëmendjeje që ajo nuk e kishte dashur. Eva Hoffe është vajza e Ilse Ester Hoffe, ish sekretare e shkrimtarit të ndjerë Max Brod. Brod kryesisht është i njohur si mik, mentor dhe biograf i Franz Kafka-s. Kafka ishte bërë i njohur botërisht vetëm atëherë kur Brod ia kishte botuar, pas vdekjes së tij, në vitin 1924, librat "Procesi" dhe "Kështjella". Pa Brod-in, veprat e Kafka-s do të ishin harruar. Kafka ka vuajtur nga një varg i gjendjeve fizike dhe mendore dhe, para se të vdiste nga komplikimet që kishin të bënin me tuberkulozin, në vitin 1924, ai ia kishte besuar Brod-it një kapule me dokumente të shkruara dhe i kishte kërkuar që pas vdekjes së tij t'i shkatërronte dorëshkrimet e pabotuara. Brod e kishte injoruar dëshirën e fundit të mikut të tij. Kur nazistët e kishin pushtuar Çekosllovakinë në vitin 1939, ai i kishte paketuar dokumentet në një valixhe dhe kishte ikur në Tel Aviv. Brod kishte vdekur atje në vitin 1968 dhe ato letra ia kishte lënë trashëgim sekretares së tij Ester Hoffe. Kur ajo kishte vdekur para dy vjetëve, në moshën 101 vjeçare, dy vajzat e saj, Eva Hoffe dhe motra e saj e madhe Ruth Wiesler, e kishin trashëguar koleksionin - së paku kështu kanë menduar ato. Thesari misterioz Tani kjo trashëgimi letrare është bërë subjekt i një konflikti Kafkaesk, i cili duhet të zgjidhet në gjyq. Një pjesë e madhe e kontradiktës mbetet enigmatike, pohimet e bëra nga anë të ndryshme janë vështirë të kuptueshme dhe duket se askush nuk e di se çka mund të përmbajë thesari misterioz. Biblioteka Kombëtare e Izraelit ka përgatitur dosjet për një vendim gjyqësor mbi ekzekutimin e testamentit. Madje edhe gjatë kohës sa ka qenë gjallë Ester Hoffe, ky institucion ka tentuar më kot të sigurojë të drejtat e arkivit Kafka/Brod. Për më shumë se një vit motrat Hoffe kanë qenë duke pritur një vendim nga gjykata e Tel Avivit. Një numër në rritje i grupeve duan të marrin pjesë në proces gjyqësor. Procesi i filluar nga biblioteka izraelite pretendon se Ester Hoffe në mënyrë të paligjshme e ka marrë në zotërim letrat nga Brod-i dhe ilegalisht një pjesë të tyre e ka shitur jashtë. Në vitin 1988, Sotheby's në Londër kishte vënë në ankand dorëshkrimin origjinal të romanit "Procesi" të Kafka-s. I ishte shitur për 3.5 milionë marka (1.8 milionë euro) Arkivit të Letërsisë Gjermane në Marbach. Çfarë thesaresh mbesin të fshehura në kutitë e sigurta të depozituara të së ndjerës Ester Hoffe? Gjatë jetës së tij të shkurtë, a mos ndoshta Kafka ka shkruar vepra të tjera letrare që ende janë të panjohura? Dhe çfarë depërtime të reja mund të fitohen duke i lexuar shënimet personale të Brod-it mbi Kafka-n? Kalon pa u folur se kjo gjithashtu ka të bëjë me paratë dhe aq më shumë për ndjeshmëritë gjermano-izraelite. A duhet që trashëgimia letrare e autorit hebre Max Brod, i cili duhej të ikte prej nazistëve, të përfundojë në Gjermani? Në çdo rast, motrat Hoffe janë duke e konsideruar shitjen e dorëshkrimeve të mbetura arkivit letrar në Marbach. Para dy muajve, instituti i njohur gjithashtu ka aplikuar në gjyqin familjar në Tel Aviv për t'u bërë pjesë e debatit për trashëgiminë. Dhe një tjetër pretendues ka dalë në skenë: botuesi izraelit Amos Schocken. Gjyshi i tij Salman Schocken, i cili gjatë viteve njëzetë zotëronte një zinxhir të dyqaneve në Gjermani, i kishte blerë të drejtat e autorit të dorëshkrimeve prej prindërve të Kafka-s. Nipi i tij, Amos, sot e boton gazetën izraelite Haaretz, raportimet e së cilës kanë tërhequr vëmendje të madhe për procesin gjyqësor. Në luftë me ‘gënjeshtrat dhe shpifjen' Gazeta ka botuar një portret të Ester Hoffe dhe dy vajzave të saj si familje kokëforte, të krimbur në para, që po i pengon hulumtuesit nga marrja e mundësisë për të pasur qasje në trashëgiminë kulturore botërore. Jo vetëm që gazeta ka pasur dyshime ndaj të drejtës së tyre për trashëgiminë letrare, por gjithashtu edhe në mundësinë e tyre për t'u përkujdesur për dorëshkrimet. Tani Eva Hoffe ka folur për Spiegel dhe, për herë të parë, e ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjeve. Ajo thotë se dëshiron të ngrehë padi kundër ‘gënjeshtrave dhe shpifjes'. Hoffe po qëndronte në zyrën e avokatit të saj, me një raft librash të mbushur me vëllime librash të drejtësisë prapa saj dhe një pirg dokumentesh të grumbulluara përballë saj. Ajo ishte e veshur me modesti, me këpucë tenisi dhe një pulovër të zi. Sytë e saj të kaltër të vegjël lëviznin të shqetësuar dhe bërrylat e saj ishin vendosur gjerësisht në mënjanë tavolinës, sikur shmangej nga ndonjë sulm. Vazhdon nesër/ Përktheu "Express"

KOMENTE