Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Parlamenti do të angazhohet për të krijuar një fond për trajtimin e autizmit
English

Topalli: Parlamenti do të angazhohet për të krijuar një fond për trajtimin e autizmit

Tiranë, 20 tetor NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte sot e ftuar në konferencën e dytë ndërkombëtare "Autizmi: Nga shkaqet te trajtimi", organizuar nga Fondacioni i Fëmijëve shqiptarë nën drejtimin e zonjës Liri Berisha.

"Ne duhet të mendojmë që ta kthejmë në një politikë kombëtare luftën ndaj autizmit" tha sot Topalli.Â

Duke garantuar të gjithë mbështetjen e saj personale dhe të Kuvendit të Shqipërisë për këtë çështje sensitive, jo vetëm për fëmijën dhe familjen, por për të gjithë shoqërinë, Kryetarja e Kuvendit tha se parlamenti do të angazhohet konkretisht, duke bërë të mundur që në buxhetin e vitit të ardhshëm të parashikohet një fond i veçantë për studimin dhe trajtimin e autizmit.

 "Të flasësh për autizmin, në fakt për mua nuk është e lehtë, jo vetëm për faktin se unë nuk jam mjeke, por duke dëgjuar shpesh për këtë sëmundje dhe duke u përpjekur për të lexuar se çfarë është, çfarë po ndodh, cila është frekuenca, natyrisht nuk mund të qëndroja mënjanë dhe indiferente.

Kur kam lexuar se frekuenca e fëmijëve me autizëm është një ndër njëqind fëmijë, kjo na bën të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë. Duket sikur jemi në kushtet e Polios të viteve 50' apo të AIDS të viteve 80'.

 Është diçka jashtëzakonshme që në vitin e kaluar në Amerikë u vendosën pesë bilionë dollarë vetëm për kërkimet biokimike, ndër të cilat 100 milionë dollarë janë vetëm për autizmin" tha gjatë fjalës së saj Topalli.

"Ne duhet të mendojmë që ta kthejmë në një politikë kombëtare luftën kundër autizmit. Në fakt frekuencat e saj flasin se po merr përmasa të mëdha duke kapërcyer të gjithë format e kancerit të marra së bashku. Detyra jonë është t'i përgjigjemi atyre pyetjeve që secila nënë bën kur sheh fëmijën e saj që nuk reagon ashtu siç do mendohej" tha më tej Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE