Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Triumfon raporti i Tanja Fajon, PE kompromis për futjen e Shqipërisë në listën e bardhë të Shengen
English

Triumfon raporti i Tanja Fajon, PE "kompromis" për futjen e Shqipërisë në listën e bardhë të Shengen

Bruksel, 20 tetor NOA-Rreth 20 ditë nga propozimi në Parlamentin Evropian i raporteres së posaçme për çështjen e vizave të rajonit të Ballkanit, Tanja Fajon, dhe dy javë nga miratimi i tij në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Shqipëria më në fund sheh dritën jeshile për të hyrë në listën e bardhë të Shengen.

Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi mbrëmë raportin e prezantuar nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon sipas së cilës, Shqipëria e Bosnja të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo të plotësojnë kushtet.

Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe për Kosovën.

Ky vendim erdhi pas një konsensusi të arritur mes PE nga njëra anë dhe Komisionit Evropian nga ana tjetër, si pasojë e presioneve të dyanshme.

Por për Shqipërinë e Bosnjën do të duhet të plotësohen patjetër kushtet për shpërndarjen sa më parë të pasaportave biometrike, të sigurojnë një kontroll të rreptë kufitar dhe të kryejnë reformën policore, për të marrë më pas vlerësimin e Komisionit Evropian për progresin e bërë nga këto dy vende në fillim të vitit të ardhshëm.

Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.

Dy javë më parë, në mbledhjen e drejtuesve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, Komisioneri për zgjerimin e BE, Olly Rehn ka deklaruar se hapja e dyerve drejt BE-së për shqiptarët e boshnjakë do të jetë pranvera e vitit 2010, kohë kur Komisioni Evropian do të propozojë heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Sipas tij, në momentin që propozimi për heqjen e vizave do të hyjë në fuqi, pasaportat e reja biometrike, do të jenë të mjaftueshme për të udhëtuar drejt vendeve Shengen.

Raporti i hartuar nga Tanja Fajon do të votohet në seancën plenare të 12 nëntorit në Bruksel dhe më pas propozimet i kalojnë Këshillit të BE-së për të marrë vendimin përfundimtar.

m.i/NOA

KOMENTE