Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duke marrë numër të ri Albtelecom, tani përfitoni instalimin dhe një muaj bisedë falas
English

Duke marrë numër të ri Albtelecom, tani përfitoni instalimin dhe një muaj bisedë falas

Tiranë, 21 tetor NOA - Kompania më e madhe të telefonisë fikse dhe shërbimit të Internetit në Shqipëri, ALBtelecom njoftoi sot se ka sjellë surprizën e radhës duke hedhur në treg dy superoferta të reja.

Paketa "Ekstra" për telefoninë fikse si dhe superoferta e internetit nga ALBtelecom sjell mundësi pafund për të gjithë shqiptarët.

Zyra për shtyp e kompanisë sqaroi se duke aplikuar nga data 19 deri më 29 Tetor për një numër të ri fiks, kushdo mund të përfitojë tarifën e instalimit si dhe një muaj bisedë telefonike falas brenda rrjetit ALBtelecom.

"Nëse zgjidhni të keni një numër telefoni fiks nga ALBtelecom, Ju mund të përfitoni dhe të flisni një muaj bisede falas dhe pa kufizim me të gjithë miqtë tuaj kudo në Shqipëri", - detajon kompania e cila thekson se "tashmë kushdo e ka shumë të thjeshtë për t'u bërë pjesë e familjes së madhe të ALBtelecom, duke u paraqitura pranë pikave të shitjes së saj për të marrë një numër të ri dhe të përfitojë nga oferta".

Po ashtu, kompania ka ofruar edhe një superofertë për internetin: Instalimi, modemi dhe dy muaj internet falas. Paketa më e re, u krijon mundësinë të gjithëve që të përfitojnë nga superoferta e fund tetorit.

Duke filluar nga 999 lekë në muaj klientët e ALBtelecom mund të shijojnë cilësinë e lartë të internetit. Kompania kujton se nga data 19 deri më 29 Tetor, ofron tarifën e instalimit, modemin dhe dy muaj internet falas.

Ndërkohë, çmimet e paketave të shërbimit të ADSL janë ulur deri në 40 për qind, ndërsa është dyfishuar shpejtësia për paketat e tjera, duke u mundësuar klientëve internet pa limit, me cilësi më të lartë, të shpejtë dhe të sigurt sipas nevojave të tyre.

Kompania evidenton se aplikimi i çmimeve të leverdisshme dhe ofrimi i paketave ekonomike për të gjitha kategoritë e klientëve aktualë dhe atyre potencialë të ALBtelecom, ka qenë një nga premtimet kryesore të saj.

"Ulja e çmimeve dhe ofrimi i paketave ekonomike të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL është shoqëruar me rritje të vazhdueshme të cilësisë, sigurisë dhe shpejtësisë me qëllimin e vetëm plotësimin e pritshmërive. Ofrimi i mundësive përmes shërbimeve dhe paketave të veçanta, tërheqëse dhe të favorshme do të jetë prioriteti i ALBtelecom. Cilësia dhe mbështetja teknike e ofruar nga ALBtelecom, ka rritur në mënyrë të vazhdueshme numrin e klientëve dhe u ka dhënë përgjigje pritshmërive dhe kërkesave të të gjitha kategorive të klientëve tanë", - theksohet në komunikimin e kompanisë me mediat.

f.sh/NOA

KOMENTE