Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KLD, Spahiu prezanton riorganizimin e gjyqësorit: Procesi është historik
English

KLD, Spahiu prezanton riorganizimin e gjyqësorit: Procesi është historik

Tiranë, 21 tetor, NOA - Sistemi gjyqësor shqiptar është ndodhet në një proces historik, atë të riorganizimit të tij, i cili duhet kryer me gjyqtarët që janë në vend dhe në bazë të kushteve që caktohen qartë në ligjin përkatës.

Një fakt të tillë e ka theksuar zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi që është duke zhvilluar në këto momente me ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë mbi riorganizimin e sistemit gjyqësor në vend.

Sipas tij, ky proces duhet realizuar me gjyqtarët më të mirë që janë në dispozicion brenda në vend, pra, në njëfarë mënyrë duke përdorur burimet ekzistuese më të mira të vetë sistemit gjyqësor.

"Ne pretendojmë që me anë të këtij riorganizimi, të rrisim cilësinë në gjykime. Dhe jemi këtu jemi për të gjetur gjyqtarët më të mirë të sistemit tonë, pasi cilësia do të rritet pikërisht me këta gjyqtarë", tha më pas ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke prezantuar reformën në detaje, Spahiu ka shtuar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është duke kërkuar dhe zbatuar standarde të larta për gjyqatrët.

"Të përmirësojmë çdo praktikë negative që mund të ketë ndodhur në të shkuarën në sistemin gjyqësor. Nuk mund të ketë riorganizim të gjyqësorit çdo muaj dhe çdo vit, ai ndodh në periudha shumë të rralla dhe është e rëndësishme që ne të zbatojmë sistemin e karrierës dhe rritjen e performancës", tha më tej ai.

Duke përfunduar, se rëndësi e gjithë procesit të riorganizimit të procesit gjyqësor, ka transparenca dhe korrektësia në zgjedhjen e personave të duhur.

n.e/NOA

Â

KOMENTE