Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami takime me homologun maqedonas e atë bullgar
English

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami takime me homologun maqedonas e atë bullgar

Tiranë, 21 tetor, NOA - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka zhvilluar dy takime bilaterale me homologun e tij bullgar, Nikolay Mladenov dhe atë të Maqedonisë, Â Konjanovski.

Burimet zyrtare të ministrisë së Mbrojtjes bëjnë me dijeni se takimet u zhvilluan në Sofje të Bullgarisë ku po zhvillohen punimet e Ministerialit të SEDM-it (Southeastern Defence Ministerial).

Gjatë takimit me ministrin bullgar, Imami u përgëzua për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe rolin konstruktiv që po luan vendi ynë për stabilitetin në rajon.

Mladenov u shpreh se iniciativa të tilla si SEDM janë një format që nxisin marrëdhëniet mes vendeve në rajon.

Nga ana e tij, ministri Imami kërkoi intensifikim e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe shkëmbim eksperience dhe ekspertize në fusha si ajo e sigurisë dhe mbrojtjes.

Lidhur me këtë, ai u shpreh se do të ishte me interes që ekspertë të të dyja palëve të takoheshin dhe të marrin ekspertizë kryesisht në fusha me problematikë të përafërt si struktura organizative dhe integrimi i ministrisë së Mbrojtjes me Shtabin e Përgjithshëm, municionet dhe modernizimi i Forcave të Armatosura dhe përdorimi efiçent i buxhetit. Nga ana tjetër, ministrat e Mbrojtjes diskutuan edhe për çështje të stabilitetit dhe sigurisë në rajon duke e konsideruar Kosovën si një çelës të këtij stabiliteti.

Edhe në takimin me ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes. Ministri Imami u shpreh për instensifikim të marrëdhënieve dypalëshe me Maqedoninë dhe në kuadër të iniciativës A5.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE