English

Automjeti përplaset me çiklomotorin, dëmtohet ky i fundit por pa rrezik për jetën

Bilisht, 22 tetor, NOA - Një shofer me automjetin e tij, tip Benz, duke dalë nga vendi i tij i parkimit është përplasur me një çiklomotor.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bilishtit nga 52-vjeçari Bujar Nikolla, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë.

Bëhet me dijeni se nga ky aksident është dëmtuar drejtuesi i çiklomotorit i cili u çua menjëherë në spitalin e Bilishtit, ku pas mjekimit u largua për në banesë dhe nuk ka probleme për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal dhe autori do të ndiqet në gjendje të lirë dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE