English

Kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi takohet me homologun e tij kroat

Tiranë, 22 tetor NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, zhvilloi sot një takim pune me homologun e tij kroat Oliver Grbiç.

Në këtë takim merrnin pjesë dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë Shqiptare dhe asaj Kroate, si dhe ambasadori i Kroacisë në vendin tonë, Darko Javorski. Prençi gjatë bisedës së zhvilluar bëri një ekspoze të gjendjes aktuale të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. "Policia e Shtetit funksionon me një ligj të ri të miratuar para rreth 2 vitesh, ndërkohë që është bërë riorganizimi e ristrukturimi total i Policisë së Shtetit mbështetur në eksperiencat më të mira Evropiane. Përveç ndryshimeve ligjore e strukturore aktualisht është duke u realizuar prej muajsh një studim për rialokimin e burimeve njerëzore, me qëllim që t'i përgjigjemi si duhet nivelit të kriminalitetit në vend" theksoi Prençi. Më tej, Prençi theksoi se ndër prioritet e punës së policisë shqiptare ka qenë dhe goditja e të gjitha llojeve të trafiqeve, për vetë pozitën gjeografike që ka Shqipëria.

"Nëse para 5 apo 6 vitesh në Itali sekuestroheshin dhjetëra ton drogë kanabis sativa dhe qindra kilogramë heroinë, sot këto shifra sipas statistikave zyrtare Italiane janë të papërfillshme" tha kreu i Policisë së Shtetit. Duke ju referuar bashkëpunimit me Policinë Kroate, Prençi vuri në dukje traditën shumë të mirë të bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve, e cila i ka fillesat e saj që në vitin 1993 dhe në vazhdimësi këto marrëdhënie kanë ardhur duke u rritur dhe intensifikuar.

Po ashtu përgëzoi strukturat kroate për gatishmërinë e vazhdueshme në bashkëpunim. "Zhvillimet dinamike e rruga integruese për në Be ku ne aspirojmë, prania në vendin tonë për 2009 e 10.200 shtetasve kroatë tregon që bashkëpunimi duhet rritur më tej për të qenë sa më pranë nevojave të shtetasve tanë. Ne shprehemi të hapur që ky bashkëpunim të arrijë në nivele sa më të kënaqshme. Policia Kroate është një partner i fuqishëm dhe eksperienca juaj është mjaft e vlefshme, pasi keni bërë hapa gjigant për integrimin në BE" deklaroi më tej Prençi. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kroate, Â Grbiç, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy policive, i cili do të intensifikohet dhe më tej veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar.

Grbiç u ndal më pas në ndryshimet që ka pësuar policia Kroate me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, duke qenë se shumë shpejt Kroacia do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. k.k/NOA

Â

KOMENTE