Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti, shkon në 4 numri i të vdekurve
English

Aksidenti, shkon në 4 numri i të vdekurve

Tiranë, 23 tetor NOA Update - Ka shkuar në katër, numri i të vdekurve në tragjedinë rrugore që ndodhi pasditen e sotme jashtë kryeqytetit.

Burime nga Spitali Ushtarak dhe ato policore, i konfirmuan agjencisë NOA se kanë gjetur vdekjen tre meshkuj dhe një femër, emrat e të cilëve pritet të zbardhen në minutat në vazhdim dhe do të publikohen nga NOA në raportin e ardhshëm.

Ka qenë një autoveturë e tipit "Wolksvagen" me targa të Laçit e cila është përplasur me një autovetrë tjetër, me targa të Kosovës dhe për pasojë ka ndodhur tragjedia me katër t6ë vdekur.

Policia nuk konfirmon persona të plagosur veç katër viktimave të ngjarjes fatale, ndërkohë që thotë se po hetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident në Fushë Prezë, në rrugën e vjetër të Rinasit.

f.sh/NOA Vijon...

KOMENTE