English

Çmimi "Saharov" i PE, fiton organizata ruse e të drejtave të njeriut "Memorial"

Moskë, 23 tetor, NOA - Organizata ruse për të drejtat e njeriut Memorial, ka fituar çmimin e sivjetshëm "Saharov" të Parlamentit Evropian për liri mendimi.

Vlerësimi i shoqëruar me 50.000 euro ju dha në emër organizatës tre aktivistëve dhe kritikëve të kremlinit Ljudmila Aleksejeva, Sergej Kovaljov dhe Oleg Orlov.

Kujtojmë se një anëtare e njohur e kësaj organizate ka qenë Natalja Estemirova, e cila u rrëmbye dhe u ekzekutua në muajin korrik në Çeçeni.

Ende kjo çështje nuk është zbardhur dhe nuk janë gjetur autorët e këtij akti, i cili tronditi opinionin publik në Rusi.

Kjo edhe për faktin pasi Estemirova ka qenë mikeshë e ngushtë me gazetaren ruse, Ana Politiskaja, ndaj së cilës gjithashtu ende nuk ka një zbardhje të vrasjes së saj.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE